Fjale te vléfshmé per ushqimin

Nje dite vajtem ne shtepie te mesonjesit é é gjétem ne tryéze. Dréka é 'tij qé shum é léhte: nje çike lânk, dye véze, lakna te ziémé. Si hângri zuni é na tha: É paat sa é léhte qé dréka é imé? Kurre s’ha te ngopém é te fryhém, po gjithmone ngrihém nga buka mé lukth te léhte. Édhè ju mos é ngarkoni kurre barkun, sé gjélla é shume ju prishe é ju semun. Barku, kur mbushét téper, i ngjan gomarit te ngarkuar rânde mé drû, qe ngéce é mbétét nde mést t’udhes. Njériu hames nuke nginjét kurre, po, si ha, qahét sé i dhemp lukthi. Pa ndenjun per te ngrâne te kini para mendjés ketò porosie:—T’a sgjithni ushqimin qe te jéte i mire per shendèt.—Te mos hani shum sa te ngopéni, po te ngrihéni nga tryéza pa u-nginjun téper.—T’i pertypni mire gjéllet.—Te hani kurdohére nde nje ore.—Te punoni é t’u-mundoni perpara bukes qe te hani mé shijé.

Po te ruani ketò keshillé, tha mesonjesi, as do te semuhéni, as do te kini névoje te mirrni barena te hidhuna. Sa te mundim, duhét t’i permblédhim é t’i shtrengojem ândjét é trupit, unien, étjén, é te tjérat sé ashtù do te kemi kurdohére shendèt te mire.

Pjesa e radhës
Te dejtunit

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB