Te dejtunit

Nje te diéle pas dréké na tha mesonjesi te shkonim nga shtepia é 'tij, t’a mirrnim é te dilnim bashke jashte ne fushe per mé luajtun. Ték po shkonim ndeper més te fshatit, paam ca njéres te mblédhune rréth nje shtepié, é pyétem plakun cili ishté shkaku i asaj mblédhjéjé. Plaku na u-pergjèq: É madhé é kéqé ngjau ketû, per pak po bâhéj nje vrasjé, ky âsht shkaku.

Mbrenda ne kete shtepie bâhéj dasme, hanin, pinin, kendonin. I vllai nusés ish njéri shum i mire é i dashun, po pinté téper vene é rakie, é édhè ne dasme piu aqe sa u-déj, é humbi mendjén. I trullosun nga tymi i venes, pandéhu sé i dhânderri é qéshi, mori pra thiken dhé u-versul t’a thérté; po déshi Zoti é u-hodhen krushqit, i priten doren dhé é hoqen andèj.

Pérendia na ruajte nga te déjtunit; i déjmi âsht mâ i kéq sé i prishuni mentsh. Te déjtunit âsht nje marrezie é madhé; i marri i mjére i bân marreziet pa dashun, por i déjmi don véte, psé déhét é humbe mendjén. Punon pune te paudha, te merziteshmé, te ndyta.

Perantaj, sa te mundim, te mos é vêem faré ne goje as venen, às rakien, as shpirtat é tjéra sé na pervelojen é na marrin mendjén; po lé te pijem vétem uje, qe na dha Zoti mjaft.

Te déjtunit vjén mâ te shumen nga pertimi; kush perton s’punon, po rrin gjithe diten me kot é pastaj zen édhè pin é déhét.

Qe te trembémi é te ruhémi nga te déjtunit é te névéritémi nga te piemit, lé te shohim sé ç’punojen atà qe déhén. U’mirrén kâmbet, u dridhén duart é gjith trupi, s’munt te qendrojen ne kâmbe, po véne duké u-perpjékun mur ne mur, é gjithe bota qéshin mé’ta.

Njérezit é kohes se vjétre ne Sparte t’Élladhes déjuin skllavet qe te shihnin djémet sa gjâ é poshtmé é é merziteshmé âsht te déjtunit.

Pjesa e radhës
Hazréti Muhaméti kundre te déjtunit

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB