Hazréti Muhaméti kundre te déjtunit

Thone sé Hazréti Muhaméti, qe théméloi bésen é Musulmanevét, te cilen é kane marre édhè shume Shqipetare, shkonté nje dite te krémté nga nje fshat. Te gjithe fshataret ishin mblédhun ne shésh te katundit é po kendonin é lonin vallé duké ngrâne é duké piém vene parréshtun. Te nésermén shkoi prap andéjna, po s’ndegjonéj gjâ faré é i u-duk vendi si i shkréte; nje dite perpara, kur po kendonin, ishin plagosune é kishin vdékun shume véte. Pyéti Hazréti Muhaméti sé si ndodhi vrasja é gjithe atyné njéresvét, é i thaan sé, nga te déjtunit, nisen mé u-zâne mé fjale, pastaj mé duar, é ne funt hoqen thikat é u-théren é u-préen mé njeni-tjatrin.

Hazréti Muhamétit i érdhi shum kéq nga kejò ngjarjê é lige é mallkoi mé fjale t’ashpra te pimit.

Pjesa e radhës
Zêmerimi

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB