Te lémit é diéllit

Kur u-ngjitem ne majé te brégut, na uduk perpara nje fushe é blére plot mé lulé. N’ane t’asaj fushé dukéj qiélli sikur i aferonéj dhéut. Atjè na trégoi mesonjesi nje liqê é na tha: Prane atij liqeni mbani syt, o djéme.

Qiélli ishté mé rêe te kuqé, te cilat ca nga ca zûun é po perhapéshin nga rrézét é diéllit qe nisi te ngrihéj nga liqeni. Uji i liqenit ndristé si argjent dhé fusha zuni te bukuronéj posa qe ra diélli mbi lulét é bukura.

Sa é hiéshmé gja qe qenka! Thaam te gjithe mé nje zâ. Kurre s’é kemi pamun nje te tille bukurie ne mengjès!

Véshtroni dhé çudituni, o djéme, na tha mesonjesi plak, véshtroni mé sa madhenie Pérendia na é dergòn per dite kete hyll te bukur! Na é dergon qe te ndrise te ngrohe, t’u jape jéten njérezvét, kafsevét, bimevét. Pa diéll 's do te kishté gjâ te gjalle mbi dhét, as drû as peme. É zéze, é érrte, é vdekune do t’ishté bota si kur te mos ishté diélli te na ngrohté é na ndristé.

Ahéré mesonjesi na kujtoi njéri, qe kishté dale nga burgu é kish ardhun atô dite ne katunt. Ishté i mjéri i vérdhe si dylli é i that si druni, i dobet é, po thua, gjymse i vdékun: kishté ndenjun dhjéte vjéte mbrenda ne burg ku nuke shihté diéllin as nuke mirrté éren é qeruare.

Perantaj na tha mesonjesi: Per dite, o çuna, nga lindja é diéllit t’i kethéjem syt é t’i falémi Zotit, i cili mengjès per ne mengjès na dergon kete hyll kaqe te névojeshem.

Pjesa e radhës
Lulét

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB