Si u-çuditem é u-kenaqem mé bukurien é lindjès se diéllit, zûum te sbresnim fushes se blére é plot mé lulé. Rrézét é diéllit é thanin vésen é holle qe kishté râne mbi lulé.
Pa véshtroni, na tha prape mesonjesi plak, sa na kenaqi syt fush’ é gjélbere; véshtroni édhè qiéllin sa na âmbelson zêmeren. Ngjyra é fushes dhé é qiéllit kurre s’na lodhe syt; é édhè atà, qe kane syt é semune, véshtrojen pa te veshtire qiéllin é lulét! Kercéni, o çuna, brithni é mblithni lulé fushes, é t’i faléni Pérendies qe te gjitha te mirat i bâni per njérin. Plaku ndenji pastaj nen hijé te nje rrapi é na u-perhapem fushes duké mblédhun lulé te bukura.
Si mblodhi gjith kush sa déshi, zûum te pyésnim njêni tjatrin sé cilat ishin lulét mâ te bukurat, po cilido lavdurontê atò te vétat. Vajtem pra té mesonjesi te na thoshté ai sé cili nésh mblodhi mâ te bukurat lulé; po plaku na u-pergjéq duke qéshun: te tâna lulét jane te bukura, ne te tâna shohim fuqien é mâdhé é mendjén é çuditeshmé te Zotit! Pastaj na rreféu oretrégonjésin é 'tij é na pyéti: Kush é bâni kete a po mos u-bâ vétiu?—Jo, thaam na te gjithe per nje gojé, é ka bâmun mjéshtri. —Posikur mos te kish fuqie é ment, a do te munt t’a bânté kete maqine te vogle?—Jo, thaam na prape te gjithe par nje hére! —Pa mendohuni pra, tha plaku: Lulét é fushes kush i ka bâmun? Qysh lulja bin nga fara, qysh rritét, qysh uskqéhét nga rrânjet é holla, qysh mérr ngjyra é érena te mira? Te gjithe é marrim vésh sé lulét s’bâhén vétiu por i bán nje mendjé shum mâ é holle sé é atij qe bâni oretrégonjesin. Po gjithe kafshet sa jane mbi dhét é nen dhét é édhè njérin véte kush i bâni? Duhét te rreféjem domosdo sé te tâna keto qe jane rréth nésh i ka bere nje mendjé é nje fuqie shum é madhé, mendja é fuqia é Pérendies!
Davidhi, duké kenduar punet é medha te Zotit, thote ne Psaltirin é 'tij: «Sa te medha, sa te çuditeshmé jane punet é tua, o Zot i math; te tâna mé ditunie te madhé i bâné!»
Édhé Homéri, mâ i vjétri é mâ i madhi vjèrshetuar i Élladhes se motshmé, i cili é njihté mire boten thote: »Zoti munt t’i bânje te tâna;»
Te gjitha punet é Zotit plaku i donté édhè çuditéj nga 'to. É ai njéri qe don mé gjithe zêmere punet é Zotit, don édhè Zotin véte, bâhét njéri i dréjte é rron ne kete jéte urtesisht é mé fatbardhesie.
Luigj Gurakuqi