Shqiponja

Shqiponja âsht zok rrembenjes. Koka é 'saj âsht é vogle dhé é mbuluamé mé pende; syt i ka te gezuarshme é te forte si shigjéta; sqépin te math te shkurtun, te kethyém nje çike ne majé é fort té fuqieshem; qafen é forte, krahet é medhânj sa i arrijen gjér te bishti, i cili âsht i gjate é i gjâne. Kâmbet gjér te gishtat jane te mbuluamé mé pende qe i varén si tirqit; thonjt shum te forte é quhén çeponj a kethétra. Lekuren é ka te trashe, te mbuluamé mé pende te denduna ca te zéza é ca ne ngjuré hini. Shqiponja a shqipéja âsht nje nga zoqt mâ te medhânj; krahet é 'saj kur hapén jane te gjate sa trie hére trupi.

Shqiponja rron kudô, ka jéte te gjate é thone sé arrin gjér té njeqint vjétet. Ne prill fêmena, qe âsht mâ é madhé é mâ é bukure sé mashkulli, piéll dye a trie véze te forta é rrumbullaké, te cilat i ngrohe katre a pêse jave; pastaj dalin zoqt te cilete lindén te mbuluare mé pende te holla é rritén shum shpéjt. Shqiponjat rrojen nga dye nga dye, mashkull é femene vétem, lark nga te tjérat; é rrijen pyjévét é malévét te larta, mbi shkâmbinj é me shkrétina.

Shqiponjat haan mish é rrembéjen shqérra, kédha, lépuj, pata, rosa, gjarpinj, bréshka é kafshe te tjéra. Shqiponjat nuke pijen uje. Fluturojen é gjuajen vétem diten, naten flêjen.

Shqiponjat fluturojen lart é ngjitén gjér mbi rêe. andéj véshtrojen é gjêjen préen é 'tyné, sbrésin é leshohén si plumbi mbi 'tê é rrembéjen mé kethétra é é marrin mé véhté.

Shqiponjat nuk munt te qendrojen mbi kâmbet ne vent te shéshem sé kane thonjt é kthyére, perandaj écin duké u-hedhun hop hopa. Zoqt, qe kullosin lark foléevét te 'tyné ne fusha, posa shohin shqiponjen, trembén é krisin é ikin. Shqiponjat véne shum lark nga foléja qe te kerkojen per te ngrâne. Kur bijen mbi prée é ngréhin nje çike mé çeponj qe t’a shohin a âsht é rânde pastaj é rrembéjen é é sjéllin ne çérdhé. Atjè é shqyéjen mé sqép é mé kethétra é é haan akoma te ngrohte bashke mé femijen é 'tyné. Duké ngrâne nuke duan te shohin driten é diéllit é futén ndeper shkâmbinj te çame thélle. Munt te durojen nje jave pa ngrâne, po kur haan duan te ngopén mire.

Shqiponjavét, sa mâ téper plaken, aqe mâ fort sqépi u kethéhét dhé u mbyllét, sa vjén nje kohe qe s’munt te shqyéjen mâ gjâ mé 'tê, é s’munt te hapin gojen sé pjésa é nalte mberthénét mé te poshtmén é ashtù vdésin unit.

Shqiponja ndegjòn shum mire é shéh édhè mâ lark; nuke ka kafshe tjatre qe te kéte sy aqe te holle si te 'sajet. Ngrihét gjér siper mbi rêet é andèj âsht é zonja te shohe gjarpenin ne férra, bié si vétetima mbi 'tê, é rrembèn dhé u a siéll zoqvét.

Shqiponjat jane shum te sgjuara; kur u tepròn te ngrânet é ruajen qe t’u a japin zoqvét ne ditet kur nuke munt te gjuajen. Kur zâan bréshken, é marrin é ngjitén shum nalt mé 'tê, pastaj é léshojen mbi gure qe te çahét, hidhén édhè atô pas 'saj é sbrésin é é haan. Kur rrembéjen gjarpinj ruhén téper qe te mos i hélmonje gjarpeni; i bijen vétem mé krahe qe t’u a hédhe hélmin mbi 'ta, pastaj é zâan me sqép é é rrahin é é perplasin shume hére per dhé gjér sa t’a ngordhin é ne funt ja é haan ja u a sjéllin zoqvét te végjele.

Shqiponjat jane shum te fuqieshmé, guximtaré é rrembénjesé; zâan édhè dhélpenen, qe âsht é mentshmé é é rrembéjen mé çeponj. Nuke trembén té msyjen édhé viçat, djémet é ndonje hére édhè njérezit; po s’é ngasin kurre ushqimin é nje shqiponjé tjatre sa do te kéne unie. Kur ndodhe qe i zâan te gjalla, nuke trembén faré nga njériu é é véshtrojen dréjt é pa frike. Duhén shum mashkulli mé fêmenen é rrojen é shkojen fort mire; zoqt é 'tyné i duan fort é rrisin mashkulli é fêmene bashke. Sa jane akoma te végjele é jo te zotet t’a shqyéjen véte ushqimin, u a bâjen gati é âma é i ati é u a kojen ne goje; u sjéllin gjithenje per te ngrâne é i mprojen nga anmiqt é nga rréziku. Édhè pas qe rritén é nxjérrin pende, nuke i perzâan nga foléja gjér te largohén véte.

Shqiponja quhét mbréterésha é shpêzavét, psé âsht mâ é shendosha, mâ é forta, mâ guximtaréja nga 'to.

Nde visé t’ona shqiponja âsht fort é njohune; barrinjt bâjen fyéllin mé pendet é nga kerciu i kâmbes se 'saj.

Pjesa e radhës
Pula é gjéli

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB