Gjéli é pula jane shpêza shtepiaké qe rrojen per dhé, é shembelléjen shum mé thellânzen, mé turtullin é mé zoq te tjére. Trupin é kane te mésem kryét te vogel é te mbuluam mé pupula; mbi 'tê kane nje lafshe te mishte te kuqé é nen gushe dye tjéra te vogla. Sqépin é kane te vogel, po te forte; krahet é shkurtune, bishtin é math é te ngritun gjithmone perpjéte. Kâmbet é holla po te shendosha, mé katre gishta, nga te cilet tré mbeshtétén mbi dhé, é nje rrin perpjéte é varét. Thonjt jane te shkurtune, po te trashe é te mire per mé gervishun dhéun é pléhin. Pendet é pupulat é pules jane te bardha, te zéza, te vérdha, shume ngjyrash.
Pulat ishin édhè atô t’égra, po pastaj i sbuti njériu é sot rrojen ndeper shtepia, é gjendén é rrojen kudô; jétojen gjér mé dhéte vjéte. Diten dalin aravét é fushavét, ndeper oborré é ndeper venéshta é kerkojen mé ngrâne; haan bar te njome, élp, grune, tershâne, krundé, buke, miza, krimba, é pijen uje te paster. Pula kur bân véen kakarizét nga gezimi é keshtû u trégòn édhè njéresvét. Mashkulli i pules thohét gjél, kendés, kaposh; gjéli kendòn. Ne mengjès pulat ngrihén fort shpéjt nga gjumi, po thua mé nate; po mbrâmjé bién shpéjt sa pérendòn diélli, é perandaj thémi: njéri qe flê mé pula per atà qe flêjen shpéjt.
As pula as gjéli s’munt te fluturojen as shum lark as shum nalt. Pendet i ndrrojen mot per mot ne vjéshte. Pulat rrojen ne kesolle qe u nderdojen njérezit, é véet i bâjen ne furrik. Bâjen dâm ndeper kopshtinje é ndeper lulishta sé germojen token mé thonj é mé sqép qe te gjêjen krimba é gjâ tjéra per te ngrâne. Rrokullizén ne râne te holle, ne pluhun é ne pléh. Te ftohtin s’é durojen dot é perandaj ruhén nga bora é lagesina. É kupetojen édhè sé kur do te prishét koha; perpjékin krahet é fshihén é ryjen mbrenda. Rrojen bashke me kuaj, mé lope, mé qé, é hyjen é kullosin ndeper grazhdé te 'tyné. Rrijen bashke mé rosa, mé pata, mé gjéla déti; po trembén nga macéja, nga bukurza a nusja é lalés, é mâ téper nga dhélpena é nga sqiftéri.

Pula zen te bâje vée pas nje motmoti, gjér atehéré quhét zoge. Bân vée gjith motin, vétem ne vjéshte, kur ndrron pendet, é kur bjé mi vée pushòn; atehéré i thone klluke a sqoke. Véet i mbulòn é i ngrohe nate é dite nga dye é gjér me trie javé; pastaj dalin zoqt é végjele, te cilet i mbulòn, i ushqèn é i mpron é âma nen krahet é 'saj. Klluka rrin gjithenje nde mést te 'tyné, u gjen per te ngrâne, i ruan, i véshtròn é nuke i len te trazohén mé te tjére. Por édhè zoqt é njohin t’amen é, sadò klluka te jéne prane, atà véne té mâma é 'tyné, é njohin mire é i véne pas kur i therrèt.
Kur shéh klluka ndonje qen a ndonje macé, qe u qasén zoqvét, égersonét é bâhét si é terbuamé; i mbulon zoqt mé krahe, lufton trimenisht mé armiqt, u hidhét ne sy é i çpon mé sqép; âsht mâme é dashune é ka kujdès per te bijt.
Gjéli âsht mâ i math, mâ i nalte, mâ i bukur sè pula. Kâmbet i ka mâ te gjata, thonjt mâ te medhânj, ne kerci ka nje çepua mé te cilin lufton kur zihét é hahét mé gjéla te tjére. Lafshen é ka mâ te bukure é mâ te kuqé é i varét mbi sy; pendet é bishtit i ka te kethyémé si drapeni; ngjyrat é pendevét é te pupulavét jane mâ te bukura é mâ te shkelqyéshmé sé te pules. Gjéli kendon gjithenje; ne mengjès na sgjon hérét mé kângen é 'tij.
Gjélat zihén kéq njeni mé tjatrin é lahén mé gjah é nuk pushojen gjér sa njeni te thyhét; atehéré mundesi madheshtohét hipen murit é zen é kendòn nga gezimi. Gjélat kur kendojen ne mengjès i pergjigjén njeni tjatrit.
Kendézi âsht fort kryélarte é madheshtuar, âsht guximtar i math é trim i forte; Kur shkon nga déra é shtepies, unje koken qe te mos perpiqét ne 'tê, sadô é larte qe te jéte déra. I mpron mire pulat, i nxiér jashte per te kullotun é, kur gjen gjâ mé ngrâne, i ndiêll é i therrèt.
N’oborr te 'tij nuke duròn gjél te huaj; Kur shéh ndonje mbrenda, zêmerohét é égersonét fort i skuqét lafsha, syt i xixillojen é i versulét te huajit é nuke é len gjér te mos é nxjérre jashta. Ahéré zâan nje lufte te rrébte; godidén mé krahe é çpohén mé sqép é mé çeponj mesyhén é rrezohén per dhé é nuke pushojen gjér sa te mos mposhtét njeni nga 'ta é te mos largohèt é t’iknje.
Njérezit kane fitim te math nga pulat; mbahén mé pake gjâ, po na japin téper. Mishi i 'tyné âsht shum i mire, é véet jane t’ushqimshmé é te shendosha. Pupulat i perdorim per mé mbushun nenkryésa, é pendet n’Europe i vêen mbi shapkat é gravét.
Luigj Gurakuqi