Dye qofka rronin nde nje pyll, ku kishin foléen, bashke mé zoq te tjére. Mashkulli kendonté per mbrâmjé é per mengjés, fêmena ruanté folêen; ndonje hére diten dilnin bashke é kerkonin ushqim, Te gjithe zoqt i donin dye mullenjat, te cilat ishin te buta é mire bânesé ne te tjérat. Kur ngjanté te semuhéj ndonje zok, vénin qofkat prane 'tij é i shpinin krimba é miza per te ngrâne é nuke é linin te vdisté unit.
Pas ca ditesh érdhi koha é kllukesies; qofka fêmene polli pêse koqé véze te bukura é zuni t’i ngrohté. Rrinin gjithe diten mbi 'to, hére ajo hére mashkulli, é i ngrohnin mé kujdès é mé dashuniè te madhé gjér sa duallen préj véevét pêse zoq te végjele lakuriq. Mullenjat nuke mbahéshin mâ nga gazi; mashkulli u rrinté afer é u kendonté mé mall fêmena i mbulonté é i ngrohté sé ishin lakuriq. Mashkulli dilté pastaj é zinté krimba é miza u a siéllté zoqvét é u a konté ne goje. Kishté shume dite qe po bâhéj gjithenje kejô pune; zoqt rritéshin mâ te bukure, é perindevét te 'tyné u gezohéj zêmera kur i shihnin.
Nje dite, kur zoqt ishin afer te fluturonin shkoi nga pylli nje djale, i cili, si pau çérdhén é qofkavét, u-ngjit majé shélgut, futi doren ne folée é nisi te mirrté zoqt é végjele. Ketà u-munduan t’iknin, po vétem nje fluturoi gjér nde nje dége aty afer; katre te tjéret i mori djali, i shpuni ne shtepie é i mbylli ne kuvlie. Aty i ushqéntè é i véshtronté mire. po zoqt kerkonin é deshironin gjithenje perindet é foléen é 'tyné é nuke ishin faré te kenaqune ndonsè djali u a kishté kujdésin é u jipté te gjitha te mirat mé ngrâne.
Kur, pas nje çiké, u-kethyén é âma é i ati ne folée duké mbajtun krymba ne goje é nuke gjéten zoqt é dashune, u-hélmuan fort é u-pikelluan ne zêmere. Véshtronin andèj é kendèj, fluturonin dége me dége, po nuke i shihnin gjakundi. Ahéré mbéten te deshperuara véshtronin njena tjatren; Kur, qé, ndeper flétet paan atê qe iku é shpetoi, é n’ate çast fluturuan é i vajten afer. Po sa u-hélmuan te mjérat kur muaren vésh sé katre zoqt é tjére u a kishté marre nje çun! Qanin é pshéretinin é nuke gjinin paq.

Édhè zoqt é ‘tyné, te mbyllune ne kuvlie, po te hélmuare é gjith mé vaj é shkonin kohen. Tani ishin rritune é kishin dale pendet é mé ngrâne kishin gjithe te mirat, por atyné u qanté zêmera per foléen é per perindet. Ah, sikur te hapéj déra é te fluturonim te vénim ne shtepie t’one! i thoshin njeni tjatrit. Un’ é mbanj ment udhen, pergjigjéj i tréti; atjè poshte perpara kodres âsht pylli, thoshté i katerti. Ah, sikur t’ishim afer mâmes é tates! thoshin te gjithe mé nje zâ.
Nje dite afer mbrâmjés, vllai i vogel i atij çuni qe kishté zâne qofkat ne pyll, u-afrua té kuvlia po véshtronté sé déra é 'saj ngrihéj é sbritéj, pandaj zuni é po hapté é po é mbyllté. Ajò lodre i pelqénté, por é sgjati téper gjér sa déra u-prish é nuke mbylléj mâ; atehéré qe mos j’a gjinin aty é te mos é qertonin qe prishi déren, iku é é la hapte. Te katre zoqt, qe po rrinin gati, fluturuan jashte mé nje hére é u-dréjtuan nga pylli é, pas nje çiké, arrijten te foléja é 'tyné ku gjéten perindet é te motren. Shum u-gezuan te gjitha kur u-poqen, é nuke ngopéshin duké u-rrokun é duké u-puthun. Kurre s’kishin kenduar aqe âmbel é mé aqe mâll si kendonin ate nate. É ç’atehéré rrojtin gjithmone bashke é nuke u-ndaan mâ.
Perrala na trégòn dashunien qe duhét te kémi per perindet te cilet na dhaan jéten é na bâan aqe te mira.
Luigj Gurakuqi