Nje grua é véje é varfere kishté tré bij; mâ i madhi ishté téte vjétesh é i vogli dyesh. Rronin nde nje shtepie te vogle é gjithe plaçkat é 'tyné ishin: nje shtrat i vjéter, nje truvéze per te ngrâne buke é nje fron i kéq. Burri i kishté vdékun ca muaj mâ pare; Kishté lenguar shume kohe é te gjitha rraqét é shtepies i kishin shitune nje nga nje per te mbajtun te semunin. Keshtù pra gruaja é mjére kishté mbétune shum kéq é ne vobesie te madhé mé te tré te bijt. Punonté é mjéra çe ne mengjès é gjér mbrâmjé, por atô qe fitonté s’i dilnin as per buke.
Nje nate, duké qamun i tha te bijvét: «Sonté s’kam buke mé ju dhâne, o te dashunit é mij! Ate çike, qe na téproi sot, duhét te ju a ruanj per néser. Lutni-u Pérendies te na ndihin qe te mos vdésim unié!» É duké thâne ketò fjale, lotet i derdhéshin çurk nga syt mâmes se varfere. Hâna vajza mâ é madhé, i tha ahéré s’âmes: «Mos u-hélmò, mâmez’ o, névé s’na ka marre unia sonté; mos u-trazô! É ashtù ate nate raan te flenin pa buke.
Mâma é shkréte ndenji te punonté gjér naten vone; qépté é é lante punen mé lote é, duké i u-lutun mé ngasherim Pérendies, i thoshté: «O Zot i math! Ép-me ndihme ne kete névoje, ne kete shtrengim ku gjendém. Une munt t’i héq é munt t’i duronj te gjitha te keqiat, po me çkulét zêmera kur shoh bijt é mij te dashunit pa buke. Te lutém, mos me harrò, o i Larti Pérendie!» Ra pastaj édhè ajò, sé nata kishté shkuare vone, po nuke é zinté dot gjumi; mendonéj é qanté gjithenje. Ne mengjès kur u-gdhi é diélli hyni mbrenda te gezonté édhè ate shtepie te mjére, te bijt u-sgjuan é u-ngriten plot mé gas é rroken é puthen mâmen mé dashunie mâ te madhé sé perpara. Asaj i érdhi nje çike zêmera; mori ate çike buke qe kishté, é ndau é duké u a dhâne, u tha: «Hani, bijt é mij te dashunit édhè kete cope buke; tjatre má s’kam, po Pérendia âsht i math é mirebânes é nuke do te na lâje te vdésim unit!»
Hâna nuke é hângri thélen é 'saj é i a dha s’âmes duké i thâne: «Mbâj-é ti, o mâma é imé, sé une s’kam deshir te ha; dua te dal é te vété ne pyll te mbléth lulé, sé prâme ne shtrat kam menduar sé, duké shitun lulé, munt te fitonj ca te holla per mé blémun buke!—Éc mé uraten é Pérendies, i tha é âma; édhè une po hynj ne pune qe te munt t’a nxjérrim buken é dites.
Hâna plot mé gas mori shporten é vajti ne pyll. Ishté duké mblédhun lulé kur upoq mé nje zoteni te véshun mé te zéza i cili dukéj shum i hélmuar. Kur pau Hânen mbéti si i mahnitun é tha: «O Pérendie, sa fort i shembellèn kejò vajzuké çupes s’imé, qe me vdiq ca dite perpara!» É duké thâne keshtù i u-afrua Hânes é pyéti sé cila ishté é qysh é quanin. Hâna i rreféu te gjitha, é ashtù ai i huaji mesoi gjithe vobesien é shtepies se 'saj. U-mendua pra te ndihté ate femije te shkréte, é i tha Hânes qe t’i printé perpara é t’i defténté shtepien sé ku rrinin. Kur arrijten atjè, é âma é Hânes u-çudit téper kur pau te bijen qe po vinté mé nje zotenî te véshun mire; po ky, pa tjatre, i u-sull é i tha: «Mos u-çudit, o zonje, po ndegjo-me pakez te lutém. Perpara ca ditesh me ka vdékun çupa é imé é vétmja é, ç’asò dité, as une as gruaja é imé nuke munt te ngushllohémi. Hâna é joté i ngjan shum vajzes qe me vdiq; ep-m’a mua pra Hânen qe t’i a shpié s’imé shoqé qe te ngushllohét mé 'tê. Ép-m’a t’a mbanj ne shtepie Hânen, sé une édhè gruaja é imé do t’a kémi si vajzen t’one. Jam i pasun; atjè pas pyllit kam shtepien. Hâna prane névé do te kéte te gjitha te mirat, é édhè ju do te ju véshtronj ne qofte sé m’a jipni.»
Gruas se varfere aty per aty nuke i pelqyén ketô fjale, po pastaj i u-mbush mendja é i dha fjalen sé kishté per t’i a dhâne. Po, mé gjithe kete, mé zêmere thyémé é dha vajzen é dashune; vétem é ngushllonté pak mendimi sé Hâna n’ate shtepie te pasune do t’ishté fatbardhe.
É zonja é shtepies é priti Hânen mé gas te math; é pushtoi é é puthi si vajzen é 'saj, é véshi mé rroba te réja é i fali shume lodra per te shkuar kohen. Po, si shkuan ca dite, Hâna zuni te mendohéj per t’âmen te vllaun, per te motren, per shtepien é vjétre. Gjéllet é mira é pétkat é bukura s’i pelqénin lark 'tyné. Nisi pra te qanté per hére kur ishté vétem é nga malli i math u-prish, u-trét, u-hollua é u-svérth. Burri é gruaja, qe é donin Hânen si syt mé hélm te math é shihnin duké u-trétun si dylle, é nje dite pyéten mos ishté é semune. «Ah! pshéretini Hâna, zêmeren kam te semune sé trupin jo! Me ka marre malli per mâmen é per shtepien é kam humbun paqin. Âsht é vertéte sé ju dua fort édhè ju, po s’duronj dot te rronj lark mâmes é gjinies s’émé!»
Atehéré zonja é mire i tha:—Nuke me vjén faré kéq per ketô fjale qe me thua. Ndonsé édhè na te duam si te kishim vajzen t’one, nuke munt te mbajem dot mé pahir. Shko pra, bir-o, mé uraten é Pérendies té te dashunit é tu! Po mos na harrô édhè né; éja é na shih per hére bashke mé vllaun é mé motren tandé éja shpésh é na shih sé te kemi si vajzen t’one!» Hâna u puthi doren zonjes é zotit te mire, u tha sé nuke do t’i harronté kurre é, duké qamun, u-nda préj 'tyné é shkoi per ne shtepie. Nuke munt te rreféhét gazi i asaj femijé te varfere kur Hâna u-kethyé ne shtepie; puthéshin, pushtonéshin, derthnin lote nga gazi. É rrokune per qafe te s’âmes Hâna pastaj tha: «Kurre, kurre mâ nuke do te ndahém jush, o te dashunit é mij! Mâ mire te vdés per buke, mâ mire te ngrihém akull nga te ftohtit sé te rronj lark jush!»
Zonja é mire nuke é harroi Hânen as femijen é 'saj é u bânté shume te mira. Vobesia u-shduk nga shtepia é gruas se véje é cila perandaj i faléj nate per nate Pérendies qe é shpetoi nga te zézat.
Luigj Gurakuqi