Kutia é arte

Luftonin nje hére nde nje kohe dye kombé; ushtriet kishin zâne vent mballa-mballa nde nje fushe te gjâne é aty ndéshéshin é luftonin; te dye palet qendronin mé trimerie te madhé. Si u-dérth shum gjak nga te dye anet, dukéj sikur do te thyhéj njena nga 'to, psé anmiku é kishté msyme mé rrembim te math sa kurre. É mé te vertéte nuke shkoi shume é ushtaret é anes dobte u-thyén é u-vûun ne t’ikun; por udhes u érdhi ndihme, muaren zêmere é u-kethyén prape kundre anmikut; po, ndonsè rrefyén trimeri te madhé, nuke shkoi i mbare é u kethyén ne t’ikun perseri.

Nga mâ trimat é anes mundesé ishté ai qe mbanté flamurin é ushteries. Ishté djalosh i ri njezèt é pêse vjétesh, i shendosh, i bukur, i fuqieshem, mé fytyren é zéshkune nga pluhuni é nga diélli. Gjithe bota é dinté flamurtarin per trim é per te zotin, por askush nuke bésonté as s’é pandéhté qe do te trégonté aqe trimerie sa deftéu n’ate lufte. Duké mbajtun flamurin mé doren é majte é shpaten mé te djathten, hidhéj ték ishté anmiku mâ i dendun, lufta mâ é rrébte, rréziku mâ i math. Nuke ndegjonté plumbat qe i fershellénin mbi koke, por i hapté udhen ushteries mé kordhen é lyémé mé gjak; é i prini trimerisht gjér n’oren é fitimit kur anmiqt u-thyén é u-vûun ne t’ikun, flamurtari fitoi ashtù emen te math sa qe te gjithe donin t’a shihnin é t’a njihnin.

Si mundi anmikun ushtria u-kethyé ne mâmedhé, é atjè, kur mbréti mori vésh trimerien qe kishin rrefyér ushtaret é 'tij, i lavduroi mé nder te gjithe, é kryéushtarit i fali nje kutie ari per kujtim.

Édhè kryéushtari déshi t’u linté nje kujtim kenaqesié luftetarevét é u bâni nje dréke te madhé. Si hangren é piin mire, ra fjala mbi luften é te gjithe mburrnin flamurtarin é trimerien é 'tij. Folen pastaj per miresien é Mbrétit, é kryéushtari u-rreféu sé Mbréti i kishté falun nje kutie t’arte; é déshi édhè t’u a trégonté, po, sa do qe é kerkoi, nuke munt t’a gjéti askunt. Luftetaret, kur paan kryéushtarin te hidhenuar, mbéten pa fjale é véshtronin njeni tjatrin sikur te donin te pyétnin shoqi, shoqin sé mos é kishté marre ndonje nga 'ta. U-ngriten ne kâmbe te gjithe é i thaan te parit te vét sé do t’i a gjinin domosdò kutien, é, duké thâne keshtù, séicili zuni te véshtronté mbi véhtén é 'tij qe t’i jipté te kuptonté kryéushtarit sé ai s’é kishté marre. Vétem flamurtari nuke véshtroi; é te tjéret nisen pra mé u-çuditun é mé pasun dyshim permbi 'tê. Kryéushtarit i ra édhè atij ne sy kejò pune, é, pa u-menduar mire si duhéj, gjikoi flamurtarin trim per vjédhes, é dha urdhen qe t’a zinin é t’a dergonin ne burk. Te nésermén kur zyrtaret é ushtaret é tjére muaren vésh ngjarjén é rrézikun qe i ndodhi flamurtarit mbéten te gjithe si te mahnitune; mâ te shumet nuke é bésonin psé é njihnin per trim é per te ndéreshen, por édhè atyné, qe é bésuan, u érdhi shum keq, psé nuke kishté njéri qe te mos é donté mé zêmere ate djalosh te patrembun.

Vétem ai, ndonsè i burgosun, nuke frikesonéj é nuke deshperéhéj faré. Pérendia é din, thoshté véhté mé véhté, sé une nuke kam faj, é din sé une nuke é kam felliqun véhtén mé nje vépre te tille; é Ai i lumi pra do t’a nxjérre te dréjten ne shésh. Njérezit genjéhén, po Pérendia do t’u a rreféje te vertéten. Nuke kishté mbaruar akoma se thânuni keto fjale, kur qe, u-hap déra é burgut é hyni mbrenda kryéushtari, i cili é perqafoi flamurtarin trim é mé lote nder sy i tha: «Me fal fajin qe te bésova per vjédhes é te burgosa me kot! Kutien é kisha pasun ne xhép te gunes, te cilen prâme é pata nxjérre é é pata varune nde nje dhome tjatre. Po tani me thuaj: Psé nuke kerkové édhè ti prâme nder pétka te tua sikur kerkuan ushtaret é tjére?»

—Nuke é shihnja mé udhe te ju ipnja nje prove te tille, u-pergjéq flamurtari, pas qe nuke é dinja véhtén fajtuar; po kisha édhé nje arsyé tjatre, te cilen s’munt te ju a rrefénj!—Po kryéushtari é shtrengoi t’i a thoshté, é atehéré djaloshi trim zuni é tha: «Im’ at ishté kryéqindes é u-vra nde nje lufte kur ishté édhè i ri é la mâmen t’imé te véje é te varfere mé katre foshnjé. Mâma é shkrète na duanté téper é punonté dite é nate qe te na ushqénté, é mé shum mundim arrinté te fitonté buken é dites per véhté é per né. Une, qe jam mâ i madhi, tani qe u-rrita u-bâna ushtar, po kam page te vogle é nuke munt t’i ndihe si duhét shtepies s’imé. Mbrâmje per mbramje ha vétem nga pakez buke é djathe, qe te me téprojen ca te holla qe t’i a dergonj mâmes. Édhè prâme é kisha blémun buken é djathin é é kisha ne gji, perandaj me vinté turp t’a nxiérnja perpara te tjérevét, é nuke munt te véshtronja dot!»

Kryéushtarit i érth atehéré édhè mâ kéq per lajthimin qe bâni, dhé i dérdhéshin lotet nga syt si gurra; pastaj mori flamurtarin ne shtepie é i tha qe te vénté é te hanté per nate atjè.

Kur ushtaret é muaren vésh sé si kishté qene puna é kuties, u-gezuan téper mé flamurtarin qe dolli faqébardhe, é ç’asò ditè é ndéruan édhè mâ fort!

Pas ca ditesh dolli édhè urdheni i Mbrétit mé te cilin flamurtari hipéj é bâhéj kryéqindes per trimerien, qe rreféu ne lufte, é per ndérin é 'tij, te cilin é mbajti kurdohére te larte é te panjolle. Mbréti i lidhi édhè shtepies se 'tij nje page te permuajshmé mé te cilen é âma é flamurtarit trim mundi pastaj te rristé é te mesonté te bijt é 'saj pa pasun mâ névoje me u-shprishun ne pune dite é nate.

Mbani é ruani ndérin é mos kini frike nga te keqiat, sé fjala é motshmé thote:

Qielli i kthjéllet nuke i trembét vétetimes!

Pjesa e radhës
Katre stinet é motit

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB