Katre stinet é motit

Nde nje dite te dimenit ra shume bore; malét, fushat, arat, kopshtinjét, udhat u-mbuluan mé shtrojen é bardhe te 'saj; nga do qe siéllté synin njériu nuke shihté tjatre véç bore.

Udhavét é ndeper oborré djémet luanin mé bore, bânin topa é i a hithnin njeni tjatrit. Bashke mé te tjéret ishté édhè nje djale i vogel mé emen Démir, i cili, si luajti mire, u-nis é vajti i kenaqun ne shtepie. Atjè i tha t’i atit sé i kishté, pelqyém shum lodra ne bore é sé deshirohté t’ishté gjithmone dimen. I ati ndêjti é é ndegjoi pastaj i tha qe t’i shkruanté mbi nje cope karte fjalet qe kishté thâne; é Démiri bâni ashtû si i urdhenoi i ati.

Pas ca kohé iku dimeni é érdhi prentvéra, é Démiri i vogel u-ndoth nje dite mé t’i atin afer kopshtit plot mé lulé te bukura é t’éreshmé. Démiri u-kenaq é u-gezua téper nga éra é nga bukuria é lulévét édhè tha: Ah! sikur t’ishté gjithmone prentvére!—Shkruaj-é, i tha ahéré i ati, édhè kete deshir mbi kete fléte; é Démiri bâni si i urdhenoi i ati.

Ne kohe te véres Démiri vajti nje dite mé t’i atin ne katunt, ku ndêjtin gjithe diten mé ca miq te 'tyné. Fusha qe gjélberonté arat plot mé grune, livadhét é shtruamé mé bar te njome, kullotnin duké brédhun shqérrat, viçat, mâzet, pemet é pjékuna é t’âmbela qe varéshin nga déget, i dhaan Démirit nje gas é nje kenaqesie te madhé, é, kur u-kethyé mbrâmje ne shtepie, i tha perseri t’i atit: Sa shum do te me pelqénté po te sgjatéj véra per gjithmone! I ati i urdhenoi prape qe t’a shkruanté mbi karte édhè ate déshir, é Démiri ashtù punoi.

Diten é te vjélavét Démiri vajti ne venéshte mé gjithe femijen é 'tij. Vapa kishté shkuar koha ishté é bute, diélli nuke diqté, nje ére é léhte i kenaqté shpirtin. Venéshti ishté plot mé rrush, déget é ngarkuara mé peme gjithe faresh; Démiri viélté é hanté rrush, hidhéj é brithté mé gas ndeper venéshte. Shum me pelqèn kejò kohe, i tha pastaj t’i atit; donja mos te mbaronté kurre, do t’ishté mire te kishim gjith motin vjéshte! I ati i urdhenoi t’a shkruanté mbi karte édhè kete deshir, é Démiri é ndegjoi.

Mbrâmjé, kur u-kethyén ne shtepie, Démiri po lavduronté gjithenje te mirat ô bukurien é vjéshtes, é i ati vuni perpara copat é kartes é i tha qe te shihté sé ç’ishté shkruar mbi 'to. Démiri kendonté:

Donja t’ishté gjithenje dimen!
Donja t’ishté gjithenje prentvére
Donja t’ishté gjithenje vére!
Donja t’ishté gjithenje vjéshte!

I ati pastaj zuni: É njéh doren qe i ka shkruar ketò;—Une i kam shkruar—u-pergjéq Démiri po tani deshironja t’ishté vjéshte gjithenje!—«Kejô rrefèn, i tha ahéré i ati, sé te gjitha stinet é motit jane te mira é na pelqéjen; te gjitha kane bukurien é 'tyné, te gjitha kane ândjén é shijén é 'tyné. Ajò mendjé é larte, qe beri gjithesien, nuke lajthitét kurre; Pérendia i dha séiciles kohe bukurien é 'saj, é duhét pra te jémi gjithmone te kenaqune é t’i falémi dite per dite atij qe na dhuroi kaqe te mira!»

Pjesa e radhës
Pérendia édhé gjithesia

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB