I ati i Ymérit mori nje dite djalin per doré é dolli mé 'tê jashte ne fushe.
Ishin ditet é para te Shkurtit. Malét ishin gjithenje te mbuluara mé bore, é arat é fushat te sbardhuna nga bryma. As krimba, as miza, as bléte, as flutura s’dukéshin gjakundi. Zoqt s’kéndonin akoma; gjith dhéu ishté ne qétesie.
Atehéré i ati i tha Ymérit: Sikur te mundonéshin te gjithe njérezit t’a qerojen boren é akullin mé terploté é mé lopata nuke do t’arrinin kurre t’a bânin kete pune! Ashtù édhè rêet é zéza nuke jane te zotet t’i largojen nga qiélli! As nuke munt te shtrengojen diéllin te leshonje rrézé te nxéhta si ne vére, as arat é fushat nuke munt t’i bâjen te kéne bar é lulé édhè ne kohe te dimenit!
—Po si do te bâjem? pyéti atehére Yméri i vogel duké shekuar t’i atin. Keshtù malét do te mbétén pra gjithenje te mbuluara mé bore, fushat é livadhét nuke do te qésin bar é lulé, aravét nuke do te rritén drithenat, é na s’do te ndegjojem mâ kângen é zoqvét!..
«Ah! jo, u-pergjéq i ati. Âsht é vertéte qe na njérezit nuke munt te trétim boren malévét, nuke munt te kthjéllim qiéllin, s’mundim t’u japim ngrohtesie rrézévét te diéllit, as aravét é fushavét bar é lulé é drithena; por âsht nje Tjater mâ i math qe munt t’i bâje te gjitha ketô!»
—Cili âsht ai, qe âsht i zoti per ketò pune?—pyéti mé deshir Yméri i vogel.
Atehéré i ati zuni t’i flisté per Pérendien é Math, qe bâni qiéllin, token, é te gjitha sa jane ne qiéll é mbi dhé é mbrenda ne dét; qe bâni é vendosi te katre stinet é motit é te gjitha sa japin atò. Yméri ndegjonté mé shume verréjtjé é i mbanté ment te tâna sa i thoshté i ati.
Pas ca ditesh u-nisen prape bashke per t’i u-ngjitun nje mali, por atehéré punet ishin ndrruare shum. Bora kishté zâne é po trétéj dite per dite, bryma é kishté liruar faqén é dhéut, gjithesia po sgjohéj dite per dite sa qe Yméri nuke i njihté mâ fshatrat é fushat rrâze malit, qe gjélberonin é lulezonin. Yméri u-çudit shum é u-suall é i tha t’i atit: A âsht é vertéte, o ati i im, qe Pérendia i bâni te gjitha ketò é é ndryshoi keshtù faqén é dhéut?
—Po, bir-o, Pérendia i bâni te gjitha; po prit nje çike é do te shohish édhè te tjéra, qe do te te trégojen mâ mire mendjén é larte é doren é plotfuqieshmé te Pérendies!—
Shkuan édhé ca jave é akulli é bora u-tréten faré; ajri u-sbut, déget u-mbuluan mé fléte, arat é fushat mé bar, kopshtinjét mé lakna é mé lulé. I ati é mori Ymérin é duallen fushes.
Ymérit i u-gezua zèmera duké pamun gjithe ate bukurie. Nga mali ku hypen, hodhen mé gezim syt mbi fushat é mbi livadhét é arat qe ishin per qark, é mbéten si te mahnitune. Te gjitha gjélberonin, te gjitha lulezonin. Barinjt kullotnin bagetiet, bujqit, çanin dhéun é lavronin arat, blétet é fluturat shkonin lulé me lulé, zoqt kendonin mé mall mbi dége é ndeper driza. Nga do qe siéllté syt, Yméri nuke shihté tjater véç bukurie; gjithesia ishté ngjallune, kishté ndruar faqén é 'saj, gjélberonté é lulezonté é tâne. I gezuar é i kenaqun Yméri u-suall nga i ati é i tha: Oh sa i math, sa i ditun, sa i mire âsht Pérendia qe i bâni te gjitha keto gjâna te mira é te bukura per njérezit!
Lé t’a duam pra mé gjithe zêmere Pérendien! T’a adhurojem é t’i falémi per dite! T’a kémi gjithenje mendjén ték Ai, sé Pérendia na dha jéten, na mban è na ruan, é na fali te gjitha te mirat!
Luigj Gurakuqi