Rronin nje here dy djéme te cilet kishin nje moshe, po njeni ishté i pasun é tjatri i vobet. I pasuni s’é donté faré mesimin, i vobti nxuni te bânté shporta shum te mira.
Nje dite ishin qe te dy anes se détit é po lonin: ai i pasuni zinté péshq, i varferi pristé shufura shélgu é kallama per te ndréqun shporta. Duké qene atjè, pa pritun é pa pandéhun, u duallen perpara dy kusare déti, qe ishin fshéhune ndeper driza, é i rrémbyén te dy djémet, i futen n’anie te 'tyné é u-nisen t’i shpinin mé i shitune ne vendé te huaja. Ték po çanin détin é gjâne, u-ngrit nje ére é kéqé é nje sqote é madhé plasi ne qiéll te vrânet; valet é détit u-bâan te rrébta é tallazét é shpéjta é rrihnin anien pa meshire gjér sa é suallen ne brék ku u-copezua ndeper shkâmbinj. Nga ajò shtergate é tméreshmé kusaret u-mbyten, po dy djémet i shpetoi véte dora é te Mathit Zot. Por atjè ték i nxori tallazi ishin njéres t’égre é te zés, te cilet, kur paan djémet é bardhe, u-gezuan téper é, duke kercyém, vajtin t’i zinin é t’i hanin. Mb’atê, ai i varferi, i cili dinté te punonté, kur pau sé njérezit é égre po afronéshin, nxori thiken préu ca shufura é nisi te bânté shporta. Zézaket, qe s’kishin pamun kurre pune te tille, u-ndalen é po é véshtronin mé shume çuditje ték po bânte shportat; é djali i mentshem, si é mbaroi te paren, hoqi é i a fali mâ te madhit te 'tyné. Ahéré te gjithe tjéret é qarkuan shportebânesin é i kerkuan ka nje shporte é i dhaan édhè nje kesolle ku te rrinté é te punonté. Pastaj i thaan édhé djalit tjater qe t’u bânté édhè ai kanistra, po, kur é kupetuan sé nuke dinté t’i punonté, menduan t’a vrisnin é t’a hanin pas qe nuk’u-hynté ne ndonje pune. Po shportebânesi i luti zézaket qe mos t’i a ngisnin sé i lypséj atij per ndihmes, é ashtù é shpetoi nga vdékja; por i thaan sé, duké qene ai sherbetuar t’i a jipté pétkat é mira mjéshtrit te 'tij qe punonté shportat. Djali i pasun u-shtrua mé nje hére nga é kéqja é bâni sa i kerkuan t’égrit; pastaj, qe te dukéj sé mé te vertéte i ndihté mjéshtrit, sbristé per dite buzes se détit, pristé shufura é kallamé, i lithté é i ngarkonté é i siéllté ne kesolle te shportebânesit.
Mâ mire kush dîn sé kush ka!
Luigj Gurakuqi