Dy ploret

Nje bujk bléu nje hére dy plore te bere préj nje hékuri é te rrahune qe te dy nga nje farketar. Njenin nga 'ta é vuni ne parmende é lavroi arat gjithe véren mé 'tê; tjatrin é fshéhu ne kesolle é é la pa pune psé s’i lypséj ahéré.

Si shkoi ca kohe pat névoje édhè per plorin tjater; é nxori pra nga kesolla, é vuni ne parmende é é solli édhè atê n’are prane shokut te 'tij. Dy ploret u-gezuan téper kur u-gjenden afer, por u érth, çudie é madhé kur véshtruan mire shoqi-shoqin. Plori i pare, qe kishté punuar n’are, shkelqénté si pasqyre; por i dyti kishté vene ndryshk é ishté mbuluar mé pluhun. U-çudit pra fort nga véhtja é 'tij, é pyéti shokun duké i thâne: «qysh jé ti kaqe i delire é per sè ndrite keshtù si pasqyre?»—Nga puna, o miku i im, me vjén mua shkelqini, i u-pergjèq plori qe kishté punuar; kush pertòn é s’tundét nga vendi, ndyhét é felliqét, por ai, qe mundohét gjithenje, qendròn é mire é i ndriçem!—

Uji, qe s’tundét é s’rrjéth, kalbét é qelbét.

Pjesa e radhës
Mâ é mira pasjé

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB