Mâ é mira pasjé

Nje trégetar kishté dy djéme, po mâ te madhin é donté mâ téper dhé mendonéj qe pas vdékjés t’i a linté atij gjithe pasjén é véte. Gruas se 'tij i vinté shum kéq per kete pune é i u-lut te shoqit qe mos t’u trégonté djémevét qellimin qe kish, psé bésonté sé, mé durim é mé kohe, do t’arrinté mé i a kethyém mendjén burrit é mé é bâmun qe t’u a linté pasjén djémevét per gjymse. Trégetari é ndegjoi gruan dhé nuke i a rreféu njériut qellimin é 'tij.

Nje dite gruaja rrinté duké qamun ne dritaré te shtepies é po véshtronté udhen nga po shkonté nje plak i ndéreshem dhé i urte. Ky plaku, kur pau gruan duké dérdhun lote, i u-afrua é i pyéti shkakun é vajit te ‘saj. »Kam dy djéme, i tha ajò, te cilet i dua mire si njenin si tjatrin, por im’ shoq mendonét t’i a lâje te madhit gjithe pasjén é tij, é te voglit mos ti laje gjâ faré. Shume hére jam munduare t’i a kethénj mendjén, po me kot, psé burri s’me ndegjòn. Une deshironj t’u a ndanje pasjén per gjymse, por nuk’u ven vésh fjalevét te mia.

— Kejò âsht pune é léhte, u-pergjèq plaku; éc é u a trégô djémevét qellimin é burrit, thuaj-u qe i ati do t’i a lâje pasjén mâ te madhit é qe i vogli do te mbétét pa gje faré é do te shohish qe i vogli do te bâhét mâ i pasun sé i madhi ndonsè ky do te trashigonje gjithe pasjén é t’i atit.

Gruaja bâni ashtù si i tha plaku é u trégoi djémevét qellimin é burrit.

Djali i vogel, kur mori vésh sé i ati s’ka per t’i lâne gjâ faré, iku lark ne vent te huaj. Atjè zuni é mesoi mire ditunie é mjéshterie nisi punen é mundonéj nate é dite. Vllai i math, qe é dinté véhtén te pasun, mbéti nde shtepie; nuke mesoi as ditunie as mjéshterie as nuke zuni kurre pune mé dore. Si vdiq i ati u-dha pas defrimit, é filloi mé prishun pasjén é 'tij pa dhembjé sa qe, pas ca kohé, é hângri te gjithe é mbéti mé duar thate. Ndonje mjéshterie nuke dinté qe te punonté é te fitonté, u-bâ pra i vobet é ra aqe poshte sa gjithe botes i vinté kéq per 'tê. Po vllai i vogel, ndonsè nuke mori gjâ faré nga pasja é t’i atit, mé pune é mé kursim, fitoi é u-bâ i pasun.

Duhét te punojem sadò qe te jemi te pasune; é lypsét te mesojem nje mjéshterie qe te fitojem é te rrojem!

Pjesa e radhës
Djali i mire

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB