Djali i mire

Nje djale i mire é i urte rrinté perpara truvézes ne dhome te 'tij é kedonté mé kujdès mesimét é shkolles. Rrézét é diéllit hynin nga gastarét é dritarés é binin mbi libre, qe kishté hapun perpara, é zûun é po i thoshnin: «O djale i mire, psé rrin mbrenda mé kete kohe te bukure? Dil, dil jashte ték lozin é brédhin shoket é tu!»

Po djali, pa u-tundun faré nga vendi, u-pergjèq é u tha: «Te mbaronj mâ perpara detyren t’imé, pra pastaj do te dal édhè une te los!» Dhé unji perseri koken mbi liber é zuni te kendonté. Kur, qé, pas nje grimé, érdhi nje zok qe i ra mé sqép gastarés é i tha édhè ai djalit: «Djale i mire. ngréu é éja jashte te lozim bashke! Toka âsht é blére, qiélli i kthjéllte é i rrimte, lulét kane çélun te bukura é derdhin per qark ére t’ândeshmé, véç ti rrin ketù mbyllun mbrenda; ngréu, éja jashte!» Po djali, prape pa u-tundun nga vendi i tha édhé zogut:—Do te mbaronj nje hére mesimét, pastaj kam mé dalun édhê une jashte.—

Ashtù djali i mire véshtronté detyren é 'tij kendonté mesimét é shkruanté punen qe i kishté dhâne mesonjesi.

Me se fundi édhè molla u-suall nga djali é, duké tundun flétet é 'saja i tha: «Jo édhè kaqe shum i urte, o djale i vogel! Nuk’i shéh mollat faqékuqé qe u-poqen sonté naten? Éja, éja t’i marrish dye a trie é t’i hash, sa jane te buta, t’âmbela, t’éreshmé!» Por édhè kesaj héré pa u-tundun nga vendi djali i u-pergjèq molles:—Do te mbaronj punen, pra do te vinj té ti!—

Pas ca kohé djali i mire mbaroi kendimét mbylli librat é i vuni ne traste dhé pastaj plot gezim é duké kercyém, sbriti ne kopesht. Sa mire, sa bukur ishté atehéré. Diélli duké qéshun i puthté lésherat é vérdha, molla i tuntté flétet dhé i leshonté per dhé koqét é éreshmé, zogu i kendonté mé mall dhé i qaséj per afer te gjithe i gezonéshin é é perkedhélnin. Djali brithté nga gazi é, duké kenduar, thoshté: Tani qe mbarova detyren âsht koha é lodres; tani lodra me ka hié é me kenaqe!

Kush punòn ne djélmerie, é shkon mire ne pléqerie.

Pjesa e radhës
Mjéshtri i vobet

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB