Mjéshtri i vobet

Nde nje mot arat nuke kishin bâmun faré grune; ishté pra kohé zié é bota kishin frike mos te mbéteshin pa buke. Drithenat, qe siellnin nga visét é huaja, nuke mjaftonin per gjithe njérezien é vendit é pastaj çmimi i méllit ishté ngjitun shum lart, femijet mé shume njéres ishin shtretnguare kéq sé s’u arrinté buka te ngopéshin, é shume hére rrinin mbrâmjé faré pa 'tê. Buka shtrenjt, zjari shtrenjt, dimeni po afronej.

Bashke mé te varferit é tjére, qe vuanin nga zia é qe i trembéshin dimenit ishté édhè nje kthises i shkuar ne mot, i cili s’munt te punonté ne dimen, psè as pune nuke gjinté é as shendéti é fuqia nuke i ndihnin. É shoqja é 'tij ishté grua punetoré é dinté t’a qéveristé shtepièn mire; i bânté punet mé radhe, kishté kujdès pastertién, venté 'rée mire femiet; po, kur s’ké mé sé, té gjitha shkojen me kot.

Kishin te mjéret katre bij: nje çupe katremedhéte vjétesh, nje djale dymedhétesh, nje çupe tjatre téte vjétesh, é nje faré te vogle katre vjétesh. Kur i ati munt te punonté é te fitonté, é shkonin motin mire é te kénaqune sé kishin buken é dites; po kur érdhi koha é zies s’kishin as pune as qysh te fitonin nje dhétesh.

— Ah! Varferie é madhè dhé é zéze! thoshté nje dite mâma è 'tyné. Tashti, qe te rrojem, duhét te shésim téshat é rraqét qe kémi; po me se fundi, ketò do te mbarohén, do te mbétemi prape pa buke, do te bâhémi lipes é te dalim é te kerkojem nje çike buke dére me dére!— Thoshté ketô fjale é lotet i shkonin rrekée nga syt, é pshéretimet i prisnin zânin.

Plaku burri i 'saj écenté poshte é perpjéte mé koke unjun mbrenda ne dhome é s’ndihéj faré é te bijt ishin te hélmuare édhè atâ é nga fjalet é s’âmes se 'tyné zûun te qanin. Keshtu mbéten per nje grime hére, pra pastaj plaku çoi kryét é tha: «Vertéte sot per sot koha âsht é ngushte, po mos te hélmohémi téper sé ka Pérendia mjaft! Do t’i shkojem édhé keto dite te liga, é do te punojem te gjithe qe te mundim te rrojem. U-mendova sé ç’lypsét te bâjem, é keshtù as uria s’ka per te na marre, as plaçkat s’kémi per t’i shitune, as lipes nuke do te bâhémi. Te gjithe do te punojem é édhè ju, o bijt é mij, duhét te zini punen, psé une s’munt te fitonj qe sa na duhét. Kam marre vésh sé jashte po ndréqin udhat é do te vété atjé te zâ pune. Ç’thua o gruaja imé, si te dukét? Ti punové mjaft sa qé é rée, a thua munt t’a zâsh punen tani perseri ne kohe te zies?»—Ashtu thom édhè une, tha gruaja; po ç’do te bâhén femija é shtepia é jone kur t’ikinj édhè une kendéj?—«Te gjitha i mendova, tha plaku, po duhét ti shtrohémi névojes, duhét t’i dergojem édhè çupat é djalin jashte te sherbéjen ndeper shtepia te huaja. S’kémi ç’te bâjem tjater, duhét le mundohémi te gjithe!»

Te nésermén duallen te gjithe per pune é u-perhapen andéj é kendèj; plaçkat i a laan te zotit shtepies t’u a ruanté. Plaku mori djalin é vajten te punonin bashke atiè ku ndréqnin udhat; é âma mé çupat hyni ne sherbim té nje femije é mire é é ndéreshmé; ashtù fitonin é rronin.

Dimeni shkoi si shkoi é kur érdhi koha é mbjélljés, arat u-lavruan é u-punuan mire é bota mbolli drithena mé shumice. Koha mbajti é mire é Zoti fali mjaft sa u-mbush vendi é bota u-ngopen mé buke. Atehéré édhé kthisesi plak u-kethyé ne shtepie mé gruan é mé femijen é 'tij é suallen mjaft te holla mè véhté, qe kishin fituare mé pune é mé kursim.

Kishin zâne prape te rronin fatbardhe si perpara, é nje dite, kur ishin mbledhune tok é po ngrohéshin afer zjarrit, plaku zuni é tha: «É paat mé sy, o te dashunit é mij, sé Pérendia u ndihe atyné qe duan te mundohén é te punojen? Po ju thom sot, é te m’a mbani ment fjalen sé jam plak é munt te vdés néser âsht flashk ai njéri qe deshperohét ne dite te shtrenguare; sé s’vlén gjâ faré ai burre qe s’mundohét é s’punon po prét vétem ndihmen é te tjérevét é bâhét lipes. Punoni, o bijt é mij, ju me patshit uraten punoni gjér sa jéni te rij, é do te shihni sé kurre s’kéni per te mbétun te vobte, po gjithe jéten do t’a shkoni fatbardhe!»

Mesò nje mjéshterie dhé prane ven-é,
Pa, ne te marrte unia prape zen-é.

Pjesa e radhës
Prentvéra

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB