Shiu

Nje trégetar kethénéj majé kalit nga tregu; ne vithé te kalit kishté varun trasten mé te holla. Udhes é zuni nje shi i kéq dhé é lagu, é trégetari u-hidhenua fort kundre kohes se lige. Ték po shkonté udhes, hyni nde nje pyll te dendun; por atjè gjéti fshéhun nje njéri te lik, i cili, duké i thirre: qendrò! i kethéu pushken per t’a qelluar. Trégetari nuke u-ndal, dhé kusari i-a shkrépi, po pushka nuke mirrté zjarr; baruti ishté lagun nga shiu ê s’ndizéj.

Trégetari i ra kalit é é leshoi ne vrap, é keshtù u-largua é shpetoi nga rréziku. Duké i u-falun Zotit, thoshté véhté mé véhté: Sa i marre qe isha kur u-hidhenova kundre shiut qe ra é me lagu! Ate shi Pérendia m’a dergoi, psé, sikur te qé qiélli i kthjéllet dhé ajri i palagesine nga shiu, tani do t’isha i vdékun, é femija kot do te me prisnin ne shtepie. Shiu me shpetoi jéten é te hollat. Qofte i lavduruar emni i Zotit! Ai i lumi din sé ç’punon, é as te ligat s’na i dergon per mé na bâmun kéq!

Pjesa e radhës
Qérréja

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB