Nje dite kur po érréj nje plak fshatar kethénéj nga qytéti ne shtepie. Udha ishté shum é prishune, é mbushune mé gure é gropa gropa. Plaku s’écenté shpéjt, po dal’ é dale é duké véshtruar mire perdhé. Kur, qé, arrini nje qérré mé nxitim te math, psé ai, qe ishté sipri, po i ngisté kuajt mé vrap. As udhen nuke é dinté mire, psé per héren é pare po vénté n’ate qytèt; pra, kur pau plakun, é pyéti: A thua do t’arrinj sonté pa érrun ne qytèt? Plaku i u-pergjéq é i tha: Ne qofte sé ké per t’écun keshtu shpéjt si é ké nisun, nuke ké per t’arrijtun kurre; po, ne shkofsh mâ dal’ é dale, ndonse pak vone, do te hynsh sonté mbrenda!
Ai qe mbanté qérrén, kur ndegjoi ketô fjale, u-çudit, qéshi mé véhté édhé tha: Âsht i marre plaku é s’din sé ç’flét!.. dhé i ngau kuajt édhè mâ fort.
Té nésermén ne mengjès plaku po vénté prape ne qytèt é, si kishté bâmun nj’a nje ore udhe, gjéti ate njérin é mbrâmeshem qe nuke kishté arrimun akoma ne qytèt. Po qysh é gjéti?—Mos Zot mâ kéq! Qérréja ishté permbysune é kishté nje rrote te thyémé. Nga shpéjtimi é nga vrapi i math é kishté gjétun te mjérin udhetar ajo é lige. Gjithe naten ishté munduar t’a ndréqté, po s’i a dilté dot; ishté vétem é sqépar nuke kishté. Rrinté pra i shkréti é mendonéj é s’dinté ç’te bânté.

Plaku, kur é pau ashtû i tha: Nuke te thashe mbaj-é vrapin, sé vétem duké écun nga dale do t’arrinjé ne qytèt? Po ti s’me ndegjové dhè è pesové. Keshtù si ti, vuajen te gjithe atà qe nxitojen; ne funt te punes mbétén é ngécin pas.
Dal’ é nga dale vété njériu lark é shendosh.
Luigj Gurakuqi