Tahiri i vogel gjéti nje dite ne garth te kopshtit nje folée zogu, è, gjith gas, kercéu ték i ati é i u-lut te vénté pas ‘tij. I ati é ndegjoi é shkoi bashke mé te birin gjér té gardhi i kopshtit é pau édhè ai foléen é vogle. Tahiri atehéré i tha: Pa shih, tat’ o, sa é bute é sa é léhte âsht kejo folée! Ka mbrenda trie véze te vogla; do t’a marr te los mé 'tê; ç’me thua ti? Ah, o djali i im i dashuni, i u-pergjéq i ati, nuke do te bânsh farè mire ne qofte sé i mérr; len-i aty vézet é vogla é pas ca ditesh do te késh nje gas te math!
Tahiri nuke i ngau; é diten tjatre, kur vajti t’i shihté, gjéti katre véze. Atehéré rendi perseri ték i ati, po ky i dha kete porosie: ndegjô ketû, i tha, per pêsemedhéte dite mos t’afronésh faré té gardhi, pra, si te shkojen dye javet, do te vémi bashke te shohim foléen. Tahiri é ndegjoi t’i atin é, si i tha, ashtù bâni.
Pas pêsemedhéte ditesh i ati mori Tahirin dhé shkuan te dy bashke te shohin foléen. Tahiri ishté plot gas ne te vajtun, po gezimi i 'tij qé mâ i math kur pau mbrenda ne foléet katre zoq te végjele lakuriq. Zoqt hapnin gojen é prisnin te hanin, é kur Tahiri mé t’i atin u-larguan pakez, érdhi é âma é 'tyné mé nje krimp ne goje é u a dha t’a hanin; atà é muaren é é hângren. Atehéré i ati tha Tahirit: Sikur te te kisha lâne t’i mirrnjé vézet ate dite kur i pé, nuke do te kishé tashi kete gezim te math; mbaj-é mire ne ment sé pa durim nuke fitohét gezimi.
Tahiri vénté dite per dite té foléja ngjér sa zoqt nxuaren pupulat é pendet é fluturuan é iken. Po vjétin tjater érdhen prape ne garth é bâan prape folée te rée.
Mé kete rrefénje bié mire fjala é vjétre, qe thote: Kush duron, gezon.
Luigj Gurakuqi