Molla é vogle

Nje dite djali i vogel véshtronté t’i atin, qe po mbjéllté ne kopesht nje dége mollé, é, ç’po bân atjè mé ate drûe te vogle? é pyéti t’i atin. Une, tha, kurre nuke do t’a futnja ne dhé ate drûe te thate, po do t’a hithnja jashte kopshtit.

I ati i u-pergjèq: Valle é njéh ti kete drûe te vogle qe po flet ashtù per 'tê?

— É njoh mire, tha djali; ja, âsht nje cope drûe é thate, é jo gjâ tjatre!—

«Ashtù te dukét se jashtmi, i tha plaku, po s’é din sé ç’ka mbrenda. Kejò dége é vogle munt te bâhét nje dite drû i math, plot mé fléte é mé lulé é i ngar-

kuam mé molla te kuqé é t’âmbela, te cilat te vinsh ti, t’i mblédhish é t’i hash. Si âsht sot nuke shéh gjâ mbi 'tê, sé po flen akoma, po kur te sgjohét, atehéré ké mé pamun sé ç’munt te bâhét nga kejò dége é vogle».

Pas ca ditesh djali i vogel pau perseri t’i atin qe érdhi prane drunit te vogel é mundonéj te ngulté ne toke per rréth 'tij drûe te tjéra qe t’a lithté mé 'to.

— Psé é lidhe ashtù? é pyéti prape djali; nuke é shéh qe é qarkové é é bâné rrop?—

«Mos u-nxitô ne fjale, i u-pergjéq i ati; une po é lidhinj te mos é thyénje a te mos é shtrembenonje éra.» É duké thâne keshtù, shkéli token mé kâmbe per rréth, é thuri mé gjemba qe mos t’a ngisnin kafshet, é vaditi é iku é é la.

Vjétin tjater, kur érdhi prentvéra, i ati é mori djalin per doré dhé é shpuni prane drunît, qe kish mbjélle. Djali pau fléte dhé déga te njoma é u-çudit; déga é thate ishté bâmun drû i vogle. Djali é véshtronté, po s’thoshté gjâ, çuditéj vétem. I ati atehéré préu nje dége nje drû tjater, é i préu mé thike majén édhè asaj pemes se vogle qe kishté mbjélle. Kur é pau djali t’i pristé majén tha. «Oh! vaté gjith mundimi dâm, humbi pa pune!» I ati qéshi; pastaj futi pipthin, qe préu nga pema é madhé, mbi majén é çamé te se vogles, é lidhi mire é mire mé levéré, é zuni t’i thoshté djalit:—Gjithenje nxitové, bir-o, ne te menduar é ne te folun; po t’ishté kejò pema é vogle ne pyll, do te rritéj é shtrembte é é égre é kurre s’do te bânté molla; por une é lidha é é ndiha te rritét é dréjte, é nashti édhè é shartova qe te dale é bute é te bânje molla te mira.

Pas ca vjétesh molla é vogle u-rrit é u-bâ madhé; nxuar déga te dréjta plot mé fléte é mé lulé qe ne vjéshte u-ngarkuan mé koqé te bukura é te medha. Nje asò ditesh é mori pra i ati djalin per doré, é shpuni ne kopesht i trégoi mollen dhé i tha:—É njéh tashti kete peme madheshtoré?—É djali: «É njoh mire, i tha, âsht ajò déga é thate, qe mbollé ca vjéte perpara!»—Ç’thua tani per 'tê?—é pyéti i ati. «Tani u-bâ peme é bukure é é hjéshmé».—Pa véshtrô, i tha i ati, si t’i sgjate dégat plot mé molla, sgjat-i édhè ti duart é mérr-i. Kete molle pa t’a falinj ty, po te mesohésh é te mos nxitonésh mâ ne te menduar é ne te folun!—

Dal’ é nga dale gréshtat é aguridhét bâhen mjalte.—Dal’ é nga dale bân zogu foléen.—Dal’ é nga dale njériu écen é vété lark.—Nga nje é nga nje koqé fasulé mbushét trasta.

Pjesa e radhës
Dimeni

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB