Ne dimen ditet jane te shkurta, nétet te gjata. Drunjet jane te çvéshune, déget è 'tyné s’kane as fléte as lulé. Malét é fushat jane te thata, kopshtinjét si te shkréta, pa barishté é pa lulé te bukura. Bryma mbulon token ére é mire nuke ndegjonét mâ, zoqt pushojen, shtâzet jane fshéhune ndeper shpélla. Fluturat, mizat, blétet, krimbat jane shdukune; édhè gjarpinjt jane futune nen dhét. Nga do qe te sjéllim syt nuke shohim véç shkrétesine. Qiélli âsht i mbuluar mé rêe te zéza; diélli édhè kur dukét, nuke shkelqèn é nuke ngrohe si ne vére; fryn gjithenje ére é ftohte; bié per dite bryme é disa hére édhê bore; ujénat é perronjévét te lumenjvét, te liqenavét jane te ftohta é shpésh ngrihén akull.
Bujqit s’dalin mâ ndeper ara; barinjt sbrésin mé bagetien nga malét é nalta ne fushat é ngrohta é ne verrî; aniét s’dalin mâ ndeper dét po rrijen te lidhuna ndeper limanj é ndeper sqélé. Shtepiat tymosin nga zjarri qe djék gjithe diten; udhat jane si te shkréta; njérezit véshén mé pétka te trasha, vrapojen duké écun udhes qe t’arrijen shpéjt ne shtepie é te ngrohén afer vatres. Vétem te varferit é mjére mbétén rrugavét pa zjarr é té véshune kéq é dridhén s’ftohti.
Ditet é dimnit jane te rânda; vériu fryn i ftohte é ngrin gjithe boten; cingerrimi i nates é i mengjésit s’duronét.
Déti dhé pylli gjemojen nga éra; valet é détit tundin aniat é shkréta é détaret dridhén s’ftohti, é mâmat, motrat é grat é 'tyné i présin mé zêmere te dridhune é mé lote nder sy.
Diélli lindét vone; atehéré te gjitha kafshet dalin jashte, po nuke arrijen te ngrohén sé pérendon shpéjt. Bora bié floqé floqé; malét, fushat, stréhet é shtepiavét, drunjet mbulonén mé bore é sbardhén. Gjithe vendi dukét si i shkréte é si ne gjume; vétem sorra çan éren duké thirre, é kerkon ndonje kérme per t’a ngrâne.
Dimeni âsht i rânde, i veshtireshem, i merziteshem.
Luigj Gurakuqi