Hélvétia âsht nje vent i Éuropes mé malé shum te larta. Kur véres na kémi te nxéhte é s’durojem dot as rrobat é holla, malét é Hélvéties jane te mbuluamé gjithenje mé bore. Atjè ç’ne vjéshte nise mé ramun bore é madhé é cila mbulòn é zen udhet é shtigjét é bjéshkevét.
Nje nga malét é larta te Hélvéties asht édhè shent-Bérnardi ndeper te cilin shkon udha qe perpjék Hélvétien mé Italien udhe fort é ngushte dhé é lige. Kush kapercèn andèj âsht ne rrézik te math, é mâ téper ne dimen kur udha mbulonét faré mé bore. Shume hére ndodhe qe udhetaret i zen bora, humbasin é vdésin se ftohti te mjéret. Perandaj disa kellogjére te meshireshme kane ngréhun majé malit nje monastir, ku hyjen udhetaret, kur i zen dimenit bora é te ftohtit, é aty rrijen disa dite é pushojen. Po shpésh mali ka niégulle é bora bié shum é dendune, é udhetaret s’munt t’a gjêjen udhen é monastirit é ndodhén ne rrézik te mardhin. Atehéré kellogjéret é meshireshme dalin malit te kerkojen udhetaret é marrin mé véhté édhè disa qenj shum bésnike, qenjt é monastirit, te cilet jane nje skote ne véhté, shum te médhânj, qimévérdhe, te forte é te sgjuare shum. Disa hére qenjt dalin édhè vétem per te kerkuar udhetaret. Kellogjéret u lidhin é u varin ne qafe nje shporte plot mé buke é mé mish é mé poça mé rakie é mé konjak. Qenjt perhapén malit sé jane te mesuare é kerkojen udhetaret é humbasune, é, kur gjêjen ndonje te mbuluar mé bore, nisin mé te shpéjte te largojen boren mé turî é mé kâmbe gjér sa é sbulojen é é nxjérrin, é pastaj i afrojen shporten qe te marre per te ngrâne é per te pire. Kur mundonén é s’munt t’a nxjérrin, atehéré kethénén ne monastir é, duké léhun, u japin zâ kellogjérevét sé ka njéres per té shpetuar. Kellogjéret é mire dalin mé vrap mé lopata ne dore, ngasin mé rent pas qenjvét, arrijen aty ku jane njérezit é mbuluare, largojen boren mé lopata, i nxjérrin é shume hére édhè i shpetojen é i kethéjen ne jéte.

Nje nga ketà qenj te mire é trima é thoshnin Bar. Ishté i fuqieshem é i shpéjte; Kishté dymedhéte vjéte qe mérréj mé kete pune, é é bânté mé shume ândjé é mâ mire sé nje njéri. Bota é tâne é édhè djémet é végjele é njihnin é é dinin sé Bari kishté shpetuar shume njéres nga nje vdékjé é shigurte. Fshataret atij per qark é donin é é ndéronin Barin, psé shume hére kishin humbasun udhen é malit é Bari u a kishté tréguare mire. Posa qe dilnin rêe te zêza ne qiéll a niégulla mbulonté malin, Barit s’i rrihéj ne monastir, s’é nxinté vendi, mé shporten é varune ne qafe dilté pra perjashta é i binté malit ane é kânt.
Nje dite zuni te frynté nje ére é madhé, é ajri u-érr sa qe ne més te dites mbrenda ne monastir, ndézen kandilat. Kellogjérevét u érdhi likesht ate dite te leshonin qenjt malit é i mbajten ne monastir te lidhune; po Bari i mire s’mbahéj dot, s’rrinté urte é lihté gjithenje pa pushim sa qe kellogjéret u-shtrenguan t’i varnin shporten ne qafe é t’a lironin te dilté. Koha prishéj gjithenje mâ téper, pastaj zuni nje bore é madhé, te cilen éra é hithté lâmsha lâmsha nga qiélli i hidhun. Kellogjéret véshtronin perjashta é qanin humbjén é Barit te mire; s’é bésonin sé do te kethéhéj shendosh ne monastir. Po, s’kishin mbaruar akoma fjalet kur, qé, trokelliti déra. É hapen é, mé shum gezim é çudie, paan Barin é mire mé nje djale te vogel mbi shpine, i cili ishté akoma i gjall; ishté hédhun i mjéri mbi kurris te Barit te mire, é é kishté rrokun per qafé qe te mbahéj é te ngrohéj.
Bari i mire si é shpuni te gjall é é la perpara kellogjérevét, nisi t’i hiqté ketà mé dhâmbe per pétkash qe te dilnin é te vénin pas 'tij sé kishté édhè tjater njéri te mbétun ne bore. Kellogjéret i shkuan mbrapa dhé arrijten nde nje vent ku gjéten mâmen é djalit gjymse te vdékune; é muaren, é sollen ne monastir, é ngrohen é ferkuan mé konjak é mé rakie gjér sa érdhi ne véhté. Kur hapi syt pyéti é varfera sé a rronté djali i 'saj é, kur i a tréguan te gjall é shendosh i u-fal me nxéhtesie te Madhit Zot qe é shpetoi nga vdékja bashke mé te birin, é hireshtoi édhè kellogjéret per sherbimin qe i bâan.
Ajò grua é varfere donté te vénté mé pamun perindet é 'saj qe rrinin n’ane tjatre te malit. Kur ishté nisune koha ishté ê mire po, duké u-ngjitun, é zuni bora qe po binté mé ére. U-mundua te shpetonté, po s’é kapercéu dot malin; mbéti é bora é mbuloi. Duké pritun vdékjén, qanté é mjéra é thoshté: «Ditezéza une, u-mbyta mé gjith djale! Léshprémja une qe paska qene thane per mua te me vdése djali ne gji préj te ftohtit! Pérendie, o Perendia i im, tha, shpetò-me!..» É duké thâne keshtù lidhi duart é po pristé vdékjén. Po, ja, kur ndegjoi te léhunit é nje qeni, é pas nje çiké pau perpara Barin é mire, qe é shpetoi mé gjith te birin.
Dyzèt njéres kishté shpetuare keshtù Bari i mire; pandaj kishté marre emen te math.
Kur cofi Bari i mire, te gjithe sa é kishin njohune a i dinin te mirat, qajtin per 'tê.
Kellogjéret, nga dashunia é madhé, è ballshemuan é é kane ruajtun gjér me sot si te gjall; é kushdò qe shkon andèj é véshtròn Barin é mire mé shporte ne qafe.
Prape per kujtim te tij, fshataret é aferme kane bâmun nje varr, mbi rrasen é te cilit kane shkruar ketò fjale:
Kete varr é ndertuan gjithe fshataret é qytétit te Vérnes per te mirat qe bâni Bari.
Luigj Gurakuqi