Prifti mirebânes

Rronté nde nje qytèt nje prift, shum njéri i Zotit é zemredhembeshem, i cili i bânté shume te mira botes; kurre njéri i vobet, qe i kish vajtun prane, s’kishté ikun mé duar thate. Prifti u jipté gjithnje te varfervét é u thoshté fjale mé ngushllin. Po kur shihté ndonje te vobet, qe munt te punonté, i thoshté sé âsht turp te lypin atà qe munt te fitojen buken mé pune é mé nder. Kur i varferi i pergjigjéj: S’gjêj pune! prifti i thoshté: Eja sé pune te gjêj une arrin qe te duash te punonsh é te fitonsh. Ashtû u gjenté pune te gjithevé: njenin é shpuni ne pyéll te pristé drûe, tjatrin te thyénté gure, nje tjater é vuni mé mjéshtrat qe bâjen mur. Po nje dite s’kishté per doré as nje pune t’i a jipté nje te varferi; é mori pra n’oborr te vét é i tha: mérr-i ketô drû ketèj é ven i atjè. —Si mbaroi lipesi, prifti é pagoi é i tha qe te shkonté perseri sé do t’i gjenté tjatre pune; é vertéte, te nésermén é vuni t’i ndréqté murin é kopshtit é pastaj te vadisté barishtét.

Édhè ju, o çuna, punoni é mos pertoni é jipni édhè te tjérevét te punonjen; mé pune é duké bâmun te mira rron njériu i lume é mé faqé te bardhe.

Pjesa e radhës
Katundari mirebânes

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB