Nje qytét ishté afer lumit, é, nde nje dite dimeni, lumi, nga shiu i math qe kishté râne, zuni te kapercénté brigjét é te dérdhéj fushes. Uji kishté vale te madhé sa çkuli uren nga te dye anet é vétem nje kâmbe é 'saja mbéti nde mést te lumit. Mbi ate kâmbe ishté nje kolibe é vogle, ku rrinté ai qe ruante uren; keshtù qe pulaku i mjére mbéti nde mést te lumit mbi kâmben é ures, é cila, nga rrembimi i ujit, do te rrezonéj édhè ajò, é do te ngréhté mé véhté édhè pulakun mbrenda ne lum.
Shume njéres u-mblodhen buzes se lumit dhé é shekonin duké u ndridhun shpirti, ate te mjérin qe kîsh mbétun mbi kâmben é ures, por askuj s’i a mbanté zêmera te hynté ne lundre é te shpetonté ate fatzi. Uji turbull i lumit rrithté mé rrembim te math, valet ushtonin é gjemonin, rréziku ishté perpara, per andaj askush s’guxontê te hynté ne lundre, psé kishin frike te mos é rrembénté rrjédha édhè lundren é t’a shpiénté mé véhté.
Nje njéri i pasun, qe ishté atjè é i dhembéj per pulakun é mjére, i dha gjér me njeqint lira atij qe t’a shpetonté; po, mé gjithe ketò, s’dolli njéri te vinté koken ne traste.
Tèk po rrinin é véshtronin te gjithe te mahnitune dhé pritnin mé trishtim te shihnin sé ç’do te bâhéj, shkoi andèj nje trim fshatar, burre i mire é mé zêmere te dhémbeshmé. Kur i tréguan njérin, qe kîshté mbétun mbi kâmben é ures, u-hoth mé vrap ne lundre, zuni lopatat mé duart é fuqieshmé é nisi te rrêmonje kundre valevét te lumit; i u-qas kâmbes s’ures, mori njérin ne lundre é u-kethyé mé 'tê bashke prape ne brék.
Te gjithe mbéten te çuditune dhé i shtrenguan doren t’a pergezonin; i pasuni nxori édhè ai njeqint lirat t’i a jipté, por ai i a kethéu dhé i tha: Une, ndonsè i varfer, jam i shendoshe é munt te punonj é te fitonj; mâ mire t’u a ndajsh ketò te holla atyné qe ndodhén mâ kéq sé une é t’i apish édhè ketij te mjéri qe mbéti lakuriq; dhé ashtù u-bâ.
Te gjithe u-çuditen prape nga guximi i tij é mâ téper nga zêmera é bardhe é 'tija.
Luigj Gurakuqi