Nje fshatar i varfer po shum njéri i mire rronté duké punuar aren é 'tij dhé rrinté nde nje kasolle qe kîsh afer ares. Nje mbrâmjé, si u-érr, hyni ne shtepie, mbylli déren dhé po véshtronté gruan, qe é kish te semune, é gjashte djémet é 'tij. Pas nje çiké ndegjoi trokellime ne dére; mé vrap dolli é é hapi dhé pa nje njéri te panjotun qe hyni mbrenda; ish i veshun mé rroba te grisuna é dukéj si gjahtar. I huaji i kerkoi qe t’a linté mé fjétun ate nate ne kesolle te 'tij. —N’ore te lige m’érdhé, i tha fshatari, psé sonté kam gruan é semune. dhé shtepia é imé vétem dye dhoma ka: nde njenen kam gruan, ne tjatren do te flêj une mé te gjashte djémet. Po, mé gjith ketê, urdhenò é mire sé te pruni Zoti; rri pa diç do te bâjem! —
Fshatari é shpuni te huajin ne dhome ku do te flinin djémet i u-lut t’a pristé nje çike aty é shkoi te shihté sé ç’po bânté gruaja; pastaj u-kethyé prape ték i huaji é i pruni buke é lakna te tharta, sé s’kish tjatre gjélle mâ te mire t’i jipté. Ték po hanté buke ai, fshatari vuni djémet ne gjume; pastaj édhè i huaji mbaroi é ra, po nuke flêjti: mbylli syt é mendonéj sa njéri i mire ishté fshatari qe é la mbrenda é i dha te hanté. Ne mengjès u-ngré é u bâ gati per t’ikun; m’atê hyni mbrenda fshatari duké mbajtun nje foshnjé ne duar, dhé i tha: Ja, o mik, na érdhé mé kâmbe te mbare, sonté na fali Zoti édhè nje tjater djale; lut-i-u édhè ti Pérendies te me bâhét i mire.
I huaji mori foshnjén ne duar dhé tha: Ky foshnjé do te bâhét djale é njéri i mire, é do te sjélle fatin é bardhe ne shtepie; é, duké ikun, é kenaqi prape fshatarin kur i tha sé do t’i gjenté nje nun per t’i pagezuar foshnjén.
Diten é nésermé fshatari i harroi fjalet é atij te huaji é pra vaté ne kishe per te pagezuar djalin; atjè u-gjent édhè Mbréti, i véshun mé pétka t’arta é mé shume ushtare permbrapa. Atehéré mbréti i tha fshatarit: «Une jam ai i huaji, qe me prité ne shtepie é me vuné é hângra é fléta, é qe ne mengjès te thashe sé donja te te pagezonja djalin; é, pra, érdha ketù pas fjales qe te dhashe. Djé u-vésha si i varfer qe te provonja sé a kane zêmere te mire njérezit é mij. Mos pandéh sé vétem ne dére tândé trokellijta; vajta édhè ne shume shtepie te tjéra é i rashe déres, po vétem ti m’a hapé é me shtiné mbrenda. Perandaj dhé une do te te pagezonj djalin, te cilin, kur te rritét do t’a marr ne pallat é t’a bânj kryéushtar; dhé shume te mira te tjéra do te t’ap. Kam per te dhâne nje shtepie te madhé é te mire, é gjâ é bagetie mjaft qe t’u bânsh te mira botes.
Fshatarit i dukéj si anderr é ferkonté syt po ne funt é bésoi édhè ai. Mbréti i pagezoi djalin é i dha te gjitha te mirat sa i prentoi; ashtû fshatari rroi mire gjithe jéten.
Lé te bajem mire pra sa te mundémi, sé te miren é bâmé, jo vétem njérezit, por édhè kafshet é njohin si é deshmon rrefénja qe vjén pas.
Luigj Gurakuqi