Porosie te mira per shendèt

Per te pasun shendèt te mire, mesonjesi na vuni ketò porosie.

Te lajem duart dhé turinin ne mengjès kur ngrihémi dhé mbrâmié perpara sé te biém ne shtrat.—Te lajem kryét ne mengjès mé uje te ftohte, sé ashtù mbahémi te delire é dhè nga te ftóhtit é ruajem véhtén.—Te qerojem mire dhâmbet sa hére qe haam dhè te shperlajem gojen, qe mos te mbétén copa buké é mishi nder dhâmbet sé na i prishin é na i kalbin.—Te lajem mé uje te ftohte gjith trupin dhé pastaj te ferkohémi mire sé ashtù forcohét trupi.—Te ndrrojem shpésh téshat qe véshim, qe te munt te dale lirisht fryma é padukune.—Te kémi kujdès te marrim gjithmone ajer te qeruar.

Névé, kur ndegjuam sé mesonjesi lahéj per mengjès mé uje te ftohte ne gjith trupin, na u-droth kemisha ne shtat dhé é pyétem qysh é duronté ujit é ftohte ne trup.—Si é duroni édhè ju ne duar é ne koke na tha. Njériu âsht si te mesonét. Po te zâje te lahét mé uje te ftohte ç’ne vére kur koha âsht é nxéhte, mundét t’a bânje kete pune é dhè ne dimen, é ashtù forconét é shendoshèt. N’Éngletérre njérezit jane shum te shendoshe sé lajen gjith trupin mé uje te ftohte édhè ne dimen.

Ç’atehéré te tâne na djémet nisem t’i mbajem porosiet é plakut, dhé patem shume te mira dhé ishim gjithenje te fuqieshme.

Pjesa e radhës
Mos rrin pa pune édhè i pasun ne jé

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB