Mos rrin pa pune édhè i pasun ne jé

Te Shetunen pas dréké, si shpetuam nga shkolla, vajtem ne shtepie te mesonjesit. Plaku na priti mé gas édhè na trégoi per héren é pare kopeshtin. Kopeshti nuke qé i math, po per bukurie! S’kishim pamun kurre tjatre kopsht aqe mire te punuar. Lulét ishin te gjitha te njoma, te bukura, te mbjélluna me radhe. U-çuditem dhé é pyétem plakun sé cili ishté kopshtari qe kishté punuar aqe mire kopeshtin. Plaku qéshi dhé tha: Njetash é prés kopeshtarin te vinje dhé do t’u a trégonj. Ték po brithnim andèj é ketèj, é humbem mesonjesin, po pas nje çiké, paam nje plak te véshun mé pétka te léhta, i cili mbanté ne duar nje shat é nje kize; ishté mesonjesi i yne, i cili na tha: Ja, une jam ai qe é punonj kopeshtin, édhè, duké thâne ketô fjale, zuni shpéjt punen. Préu dégat é thata, prashiti, vaditi, qeroi gjembat é guret; pastaj u-kethyé prape ne kolibe, la véglat. u-çvésh, u-ndrrua dhé érdhi prape afer névé. É mé t’ardhun zuni é na tha: É paat, o çunat é mij sé si punonj, ndonsè jam shtatedhjéte vjétesh é nuke kam téper névoje? Perandaj jam i shendoshe, sé punonj pa pertim, punonj é mundohém per dite ne kopesht.

Pastaj keputi peme te pjékmé, na thirri nen hijé te mânit é na dha nga atô pemet qe mblodhi. Na u-kenaqem fort é i hângrem mé shijé sé ishin t’âmbela. Hângri édhè ai véte mé shume ândjé é, duké qéshun, na tha sé atij i dukén mâ t’âmbela. Psé? é pyétem na. Ai mé dye fjale na é tha: É para âsht sé une u-mundova perpara ne pune é pastaj i hângra, dhé é dyta psé i kam punuar véte.

Atij, qe punon é mundohét, i dukét, fort é âmbele buka, gjélla é ç’do gjâ tjatre qe ha.

Pjesa e radhës
Ujenat qe qélbén

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB