Ujenat qe qélbén

Nje dite tjatre duallem mé shétitun mé mesonjesin jashte katundit, é ai na trégoi ca ujena qe s’tundéshin faré dhé binin ére te lige sé ishin qélbune.

 i shihni ketò ujena qe jane qélbune? na tha plaku. Kam shprése sé shpéjt do t’i thajem sé jane shum te dâmshmé per shendétin é njériut! Ujenat qe s’tundén i shembelléjen shum njériut qe, nga pertésa, s’tundét édhè ai nga vendi. Njériu qe perton, jo vétem qe s’hyn me ndonje pune, por édhè bân shume te liga te tjéra: véte kalbét é prishét, é prishe édhè te tjéret. Pertésa âsht é âma é gjithe te ligavét. I papuni bâhét i varfer, lipes genjéshtar, vjédharak, dhé kusar.

Perandaj, o djémet é mij, ne doni te rroni mire é mé ndér ne kete jéte, t’a duani punen é te mos pertoni faré, sé âsht fort gjâ é lige te mos punonje njériu ngjér sa te jéte i zoti i punes.

Pjesa e radhës
Thnéglat

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB