Nje hére nje ngjynjes rrinté afer nje thengjillari. Ky mendonéj nje dite é thoshté mé véhte: Sikur te donté ngjynjesi te rrinin bashke, do te kishin qe te dy fitim, do te paguanim mâ pake é do te kishim te prishuna mâ té vogla; pastaj ngjynjesi do te kishté édhè nje shok te mire é t’urte si jam une! Vajti pra te nésermén ne shtepie te ngjynjesit dhé i tha qe te zinin nje shtepie te vétmé é te rrinin bashke. Aty per aty i pelqéu édhè ngjynjesit kejò idhée, po, si u-mendua mâ mire, é kupetoi fajin é i tha: Qysh munt te rrijem bashke, kur kémi pune te ndryshmé? Téshat, qe une i banj é i ngjynj mé shum mundim, ti do te m’i felliqish é do te m’i nxinsh! É keshtù mbéten véç é véç si perpara.
Miqt é shoket duhet t’i sgjédhim pas radhes é pas zakonévét t’ona.
Luigj Gurakuqi