Mirebânesja

Nde nje qytèt t’Éngletérres ishin shume njéres te vobte, é perandaj prifti keshilloi nje dite ne kishe qe te jipnin per te varferit.

Fjalet é ‘tija zûun vent dhé te gjithe sa qéne ne kishe dhaan kush mâ shum kush mâ pak. I u-qas priftit, bashke mé te tjéret, édhè nje vasheze é vérbte, é véshune mé rroba te vjétra, é cila sgjati doren t’i jipté priftit nje dysh; po prifti i tha: Jo, vashez’ o, jé véte é varfere dhé é vérbte, mbaj-é per véhtén tândé.

Âsht é vertéte, o at, i tha vasheza, qe jam é vérbte, por é varfere nuke jam. Me kane mesuare te bânj shporta é mé punen t’imé fitonj é shkonj. Ketò te holla qe te jap me téperojen nga drita qe s’é ndézinj kurre naten, perandaj mbaj atô qe te dhashe, sé é dij ç’âsht vobesia. Pa xâne mjéshterien é shportavét, vinja rrotulle dite é nate duké lypun; i kujtonj mire te shamét é botes, nétet é ftohta kur dridhésha udhes, dhé pesimin é unit, psé kam fjétun édhè shume hére pa buke; pra tani me qan zêmera kur bânét fjale per te varferit dhé gezoném téper kur munt t’u ndihinj édhè une nje çike!

Te gjithe sa ishin aty u-çuditen é u-mallengjyén nga fjalet é vajzes se vérbte, é ashtù édhè ndihmat per te varferit u-shtuan.

Te varferit muaren mjaft ndihma dhé, duké i u-falun Zotit, i lutéshin t’u ngjasté jéten te gjithevét é mâ téper priftit é vajzes se vérbte, qe thaan atô fjale te mira.

Te nésermén gjithe flétet é atij qytéti shkruan per vajzen é vérbte; ashtù qe shume vajten ne shtepie te 'saj t’a shihnin é t’i blinin shporta. Ç’atehéré vajza rroi mâ mire é édhè te tjérevét u bâni mire.

Pjesa e radhës
Prifti mirebânes

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB