Si u-kethyém nga shétitja, qe bâam bashke mé mesonjesin, ndiém per héren é para ne zêmere t’one nje te madhé dashunie per ate Zot, qe i ka krijuar te gjitha sa jane per rréth nésh sot per sot. Ngjér ate dite vétem nje frike te madhé kishim per Atê, por andêj é tutjé nisem mé é dashun shum; édhè, duké mbajtun gjithenje madhesien e 'tij perpara syvét, kishim kujdès te mos thoshnim, te mos bânim as te kujtonim farè ndonje gjâ te lige qe te mos zêmeronim Atin é qiéllit. Pa ndegjuar akoma fjalet é mira te plakut édhè te falunat nuk i bânim s’i duhéj; vétem mé trup, vétem mé goje i faléshim Pérendies, po nga ajò dita nisem mé i u-falun mé shpirt te Madhit Zot. Ç’ateheré shpirti i yne ndegjonté, shpirti lutéj é i faléshim Pérendies tektò ku gjendéshim.
Mesonjesi na tha ate dite te shkruanim édhè ketô radhe:
Kur ne zêmere é ne mendjé
É ké Zotin Pérendien,
Jé i lumtun, ne ç’do gjendjé
Do te késh fatbardhesien!
Luigj Gurakuqi