Diten é pare kur dualem mé shétitun, paam mesonjesin plak qe kapercénté shtigjé dhé perronjé, dhé i ngjitéj perpjétés mé shume léhtesie é u-çuditem; ishté mâ téper sé shtatedhjéte vjétesh po faqét é 'tija ishin gjithenje te kuqé si shéga. Perandaj nje dite nje nga nxânesit é pyéti qysh ngjanté qe ai, ndonsè i shkuar nga vjétet, ishte aqe i shendoshe, i forte dhé i palodhun. Plaku qéshi é, ték na pergjigjéj, na pyéti a na pelqénté shendéti. Shum na k’ânda i thaam na per nje gojé.—Po psé u-pelqèn?—na pyéti ai prape. «Psé s’duam te semuhémi; i u-pergjégjem. Kur jémi te semune na duhét te rrijem ne shtrat é s’munt te tundémi andèj; na japin te pijem barena te hidhuna édhé s’na lâan mé ngrâne atò qe deshirojem».
Po plaku mesonjes na tha perseri: Véç ketyné, semundja siéll édhè te keqia te tjéra. Trupi i semune héq shum, mendja s’âsht é qeruare dhé perindet t’ane rrijen ne méjtim é ne kujdés, shume hére nuke flêjen naten, po rrijen é ruajen te semunin, i cili munt te vdése édhè i ri é keshtû t’i mbétén pa kryém atô qe i ka detyre Atdhéut, perindevét, shoqenies. Per te gjitha ketô arsyé, ne qofte sé jémi te mentshme, duhét qe, kur te semuhémi, t’i shtrohémi névojes, te marrim barenat ndonsé te hidhuna, te mos haam véç sé ç’te na japin, t’i ndegjojem fjalet é sheronjesit qe te fitojem prape sa mâ shpéjt shendétin. Po mâ mire âsht, si é don urtesia, te mos smuhémi faré; édhè per kete duhét t’i kémi kurdohére kujdés shendétit é te mbajem gjithenje ne mendjé te ligat é semundjés. S’âsht fatbardhe ai njéri qe ka per t’u-véshun é per t’umbathun mire. Mâ mire âsht te jémi te shendoshe é te vobte sé te pasune é te semune.
Si na tha ketò fjale, na kallzoi édhé kete rrefénje.
Luigj Gurakuqi