Ca péshkatore vajten nje hére anes se lumit per te zâne péshk. Hodhen rrjétat ne lum, priten nje çike, pastaj i ngréhen é i nxuaren jashte. Si mblodhen péshqit é i futen ndeper kosha é kanistra, u-shtruan nen hijén é nje druni te math te hanin é te shlodhéshin nje çike.
Jo shum lark, mbi nje drû tjater rrinté nje majmun, i cili kishté pamun é véshtruar mire gjithe punen qe bâan péshkatoret per te zâne péshkun; déshi pra te bânté édhè ai sé ç’pau ne sy, si majmun qe âsht qe kerkòn te bâje ç’do gjâ qe shéh. Sbriti poshte nga druni, u-afrua buzes se lumit ku péshkatoret kishin ndemun rrjétat, i véshtroi mire é mire pastaj mori é zuni t’i hithté édhè aj ne lum. Po nuke vuni 'rée mire, u-ngatrrua é u-permbloth mbrenda ne 'ta dhé s’mundéj te shpetonté as t’ikenté andéj.
Péshkatoret, te cilet po drékeshin, é paan majmunin qe u-péshtuall ne rrjétat, u-tremben sé mos u a shqyénté é pra mé nxitim u-ngriten, shkuan é é liruan é pastaj é muaren é é rrahen mire sa i zuni kurrizi.
Majmuni i shkréte, kur shpetoi nga dora é 'tyné é u-ngjit prape ne majé te drunit mendonéj sé ç’pesoi é qahéj véhté mé véhté duké thâne: «Ç’me duhéj mua te çmendunit te linja pyllin ku kam lindun, drunjet mbi te cilat rronj é te sbrisnja ne brék te lumit te trazonésha mé rrjéta, mé péshkatore é mé péshq! Ç’me lipséj mua nje pune qe s’é kam zâne kurre mé dore é qe s’âsht pas zakonevét te mia! Mire, mire é pesova!»
Kush trazonét mé shum’ pune
Me ne funt mbétét pa gune!
Luigj Gurakuqi