Mâ te mjaftat dhanetie

Mesonjesi zuni é na tha: Buka dhé gjélla qe haam nuke bâhén te gjitha gjak, po shume nga ato mbétén ne trup si krypena é te tjéra gjâna qe na prishin shendétin. Perandaj Pérendia na ka mbuluar trupin me nje lekure, cipe a maze te holle mé vrima te vogla nga te cilat dél djérsa é fryma é paqeruare. Ajo fryme, qe dél nga vrimat é trupit quhét fryme é padukune sé nuke shihét mé sy si dukét fryma é gojes. Prapo, kur kejò maze âsht é palamé, mbyllén vrimat è 'saja nga te ndytit é prâ s’munt te dalin as djérsa as fryma é lige é duké mbétun mbrenda sjêllin shume semundjé. Pérandaj kush ka pastertie ka édhè shendèt. Frymen é padukune é kupetojem disa hére ne rroba, te cilat, kur i mbajem shum véshune, sjéllin ére trupi. Édhé rrobat é pa lamé qe véshim s’é lâan frymen é kéqé te dale jashte nga vrimat é lekures holle perandaj duhét t’i ndrrojem shpésh linjét é téshat, kemishen, bréket, çorapét; é te lajem dendun gjithe trupin. Une, o djéme, é dua aqe ujin sa édhê ajrin, sépsé si ajri édhé uji na âsht fort i duhun per shendèt. Ajri édhé uji jane dhunetie qe na i dha Zoti mé te mjafte é pa kursim; é Pérendia qe na i fali é dinté sé pa 'ta nuke rrojem dot.

Pjesa e radhës
Porosie te mira per shendèt

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB