Nje udhetar, trim i mire, shkonté udhes kaluar nde mest te nje pylli te dendun, kur ndegjoi disa gjemime te thélla. Pandéhu sé mos kishin zâne kusaret ndonje udhetar tjater é po é çvéshnin a po é mbysnin, perandaj i ra kalit é é dréjtoi andéj ngaha vinté ulerima. Po, kur arrini nde nje shték te ngushte, kali u-tremp, dridhéj i tâne é s’donté te vénté perpara; shihté n’ane tjatre nje luâ, te cilit i ndritnin syt si maces n’érresine é i nxiérnin shkendia si gaca prushi; po zihéj é po perléshéj mé nje gjarpen te math. Gjarpeni i ishté perdredhun rréth qafes luânit é po é shterngonté sa per t’a mbytun; luâni perpiqéj mé sa mundéj, po s’i a dilté dot, perandaj therristé é ulerinté i tméreshem.
Kaloresi, kur é pau luânin ne rrézik, nxori, pa humbun kohe, kordhen nga milli é, si trim qe ishté, i u-afrua gjarpenit é é préu é é ndau me dysh, é ashtù é shpetoi luânin.
Luâni, si shpetoi nga ai armik i kéq, u-ngrit é u-shkunt, tundi çépen é qafes, sgjati kâmbet u-shtrî, pastaj i u-afrua udhetarit trim é, mé shume urtesie, nisi t’i lepinté duart si t’ishté nje kafshe shtepiaké é bute. É nuke i u-largua mâ, po ç’atehéré i venté prapa atij qe é shpetoi, si qeni i vété te zotit.
Si udhetoi ndeper shume visé é qytété, kaloresi déshi te kethénéj ne shtepie, po donté te mirrté udhen é détit per mâ te pelqyéshmé é mâ te shkurtune. Shkoi pra ne brék te détit é aty po kerkonté nje anie, po nuke u-gjét kryédétar qe t’a mirrté n’anie bashke mé luânin ndonsè udhetari ishté gati te paguanté te holla mé te téper. U-shtrengua pra nga nevoja te ndahéj luâni é t’a linté vétem anes se détit. Luâni mbéti ne brék duké véshtruar mé sy te permallshme anien qe po ikenté é largonéj; po kur kejò nuke u-duk mâ, luâni u-hélmua shum é u-bâ si i terbuar; s’dinté sé ç’te bânté, po vinté rrotulle, hapté gojen, ulerinté, é véshtronté nga déti i gjâne. Me ne funt u-hoth n’uje é u-leshua me not mé rrembim te math qe te munt t’arrinté anien, qe kishté mbrenda mikun é 'tij. Njérezit, qe ishin n’anie, u-çuditen téper kur paan per se largu luânin, qe po u vénté pas, é te gjithe per nje gojé thaan sé duhéj te qendronin é t’a futnin mbrenda, mbassi po trégonéj bésnik é nuke donté te ndahéj nga mirebânesi i 'tij. É mé te vertéte é qendruan anien nde mést te détit; po luâni i mjére arrini téper i lodhun, sé s’kishté bâmun tjatre hére not; nuke mundi pra t’i afrohéj anies é te hynté mbrenda, po mbéti nje çike permbi uje, solli édhè nje hére nga ajô syt é permallshme é pastaj u-shduk nen valet é thélla.
Luigj Gurakuqi