Gomari

Gomari âsht kafshe shtepiaké katrekâmbesé dhé nga ató qe é rritin pjéllen mé qumesht. Gomari ka koke te madhé é te gjate; dy véshe te medhânj, qe i mban gjithenje perpjéte, po vétem nga nje hére i varén. Ka syt prape te medhânj é buzet é trasha. Qafen é ka te trashe mé nje çépe te vogle persipri; bishtin é shkurtun é pa shume qimé. Kambet é holla mé nje gisht te rrumbullaket é te trashe te mbuluam mé thundre. Thundra mbathét mé patkua si ajò é kalit qe te mos é haan guret. Lekuren gomari é ka te trashe te mbuluamé mé qimé te cilat mâ shpésh jane ne ngjyre te hinit.

Gomari rron gjér me tridhéte vjéte, por jane ca qe arrijen te bâhén édhè pêsedhéte vjétesh. Fêmena é gomarit mbétét barse dy qint é nândedhéte dite, pastaj piéll nje kerriç te vogel, te cilit i jép qumesht gjér sa te bâhét gjashte muajsh. Gomari ha bar, sane, gjemba te bute. nje lloj gjembi qe thohét gjemp gomari, élp, tershâne; ujin nuke é pin turbull, é rron nde visé ku nuke bân as shum te ftohte as shum te ngrohte.

Gomari nuke semuhét kurre; lekura é 'tij âsht shum é trashe, é as semundja s’é shpon as te rrahunat s’i ndegjòn. N’ujena nuke futét fort léhte sé trembét; écen shum mire é shtruar, é kur i hypim nuke na tunde as na trazòn. Gomari pellèt; zâni i 'tij âsht i math é i rânde. Per anmik mâ te math ka ujkun, kundre te cilît mprohét mé shqélma.

Gomari, si édhè te gjitha kafshet shtepiaké, ishté nje hére i égre é rronté ne fusha te shkréta; njériu é sbuti é é mori ne shtepie per pune, po ka édhè sot akoma gomare t’égre, te cilet jane mâ te medhânj sé te butet é écin mâ shpéjt sé kali. Njérezit nuke é çmojen, gomarin sé é pandéhin per nje kafshe te humbune é te fjétune; po gomari âsht fort i mentshem, fort i urte, é ka shume vétia te mira. Âsht véshçpuar, mendjéholle sa édhè kali, é mâ mire sé ky gjen udhen é nuke é humbét kurre. Nde nje vent, ngaha te mos kéte vajtun ndonje hére tjatre, kali nuke din te rregullohét; po gomari i mjére kerkòn é é gjen udhen shpéjt per shpéjt.

Gomari é njéh mire te zotin édhè nde més te njéresvét te tjére; njéh é mban ment shtepien, é qendròn perpara déres qe t’a shkarkojen kur âsht ngarkuar. N’udha te ngushta é te mbuluamé mé akull é mé bore, gomari écen shum mire é nuke rreshqèt kurre; udhen é kéqé é mban ment mire é kur bié andéjna é véshtròn mé shum kujdès. Kur écin shume gomare te ngarkuare bashke véshtrojen te mos perpiqén é te mos shtyjen njeni tjatrin. Gomari, si édhè kali é qeni, é shekòn te zone ne sy é kupetòn sé ç’i thote. Kur ndegjòn fershellimen a zânin é 'tij qendròn é prét. Mesòn édhè shume lodra.

Gomari âsht shtâze mé durim te math é shum i névojeshem. Ngarkonét mé barre te rânda, héq qérré te vogla, siéll mullinjt é maqina te tjéra. Mé lekure te gomarit bâhét shuall i shendoshe; qumeshti âsht fort i vléfshem per te semunit; disa njéres i haan édhè mishin é thone sé âsht i mire. Nuke zêmerohét kurre é nuke shtié mé shqélma édhè kur i hypim djémet é é cysin é é rrahin mé shkop.

Pjesa e radhës
Gjitoni trim

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB