Gjitoni trim

Rronté nde nje katunt nje plak i mire, po shum i vobet: te hollat i a kishin vjédhure, gruaja i kishté vdékune, é ai i mjéri dirgjéj ne shtrat i semune. Fshataret é 'tij é véshtronin é é kishin kujdês sé u vinté kéq per 'tê; pra i dergonin per dite buke é gjélle é késhtù plaku i shkréte é harronté pakez vobesien é 'tij.

Nje mbrâmjé ra zjarri nde nje shtepie afer shtepies se plakut. Te gjithe kercyén te shuanin zjarrin, po nuke é shuanin dot; zjarri perhapéj édhé mâ téper é pas nje çiké flaka arrini édhé shtepien é plakut. Fshataret mundonéshin é véshtronin séicili per shtepien é 'tij, é asnjenit s’i binté nder ment per te mjérin plak. Ahéré po kethénéj nga puna édhé nje burre qe é kishté shtepien ngjitune mé atê te plakut, é, kur pau sé te dye shtepiat kishin marre zjarr, u-kujtua me nje hére per te semunin é tha: O déreziu plak, qe do te digjét mbrenda é do te bâhét shkrum! Âsht mekat i math t’a lâ n’ate rrezik! É, duké thâne keshtù, u-hoth ne shtepie te plakut é nuke véshtroi faré as rrézîkun é vét as te shtepies se 'tij.

Flaka é zjarri é kishin rréthuar shtratin é te mjérit plak; nje tra i math po digjéj mbi kryé te tij, é per nje çikê do te keputéj é do t’i binté sipri. Gjitoni trim pa u-trembun faré hyni ne tym é ne flake rrembéu plakun me krah, é nxori jashte é é shpetoi nga vdékja é shigurte. Kercéu pastaj ne shtepie te véte qe te munt te shpetonté rraqét, por ishté vone: flaket é zjarri ishin perhapune ne te katre anet é shtepies é njéri s’munt te qaséj mâ aty. Shtepia é plaçkat é tâna u-dogjen é u-baan hî, po burri trim kishté gezimin qe i shpetoi jéten plakut.

Pjesa e radhës
Détari trim

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB