Nje hére nje avulloré po çanté valet é détit nga Éngletérra n’Amérike, é mbushun mé njéres é é ngarkuamé plot é per plot mé gjâna trégetié. Nje nate naten u-ndegjua zâni i atij qe ruanté timonin i cili i thirri kryédétarit é i tha, sé po ndiénté, ére zjarri po tym nuke shihté gjakundi. Édhè kryédétari mori ére thélle é é dhè atij i u-duk sé diçka po digjéj, po, ndonsè kerkoi é véshtroi mire ne te katre anet, nuke munt é pau sé ku ishté zjarri. Po nuke shkoi shume kohe é avulloria u-mbush é tâne mé tym. Kryédétari é kupetoi atehéré sé po digjéj rrota é mé te shpéjte i dha zâ timoniérit, i cili tha qe lypséj te kethénéj ania kundréjt buzes se détit sé do te digjéshin te gjithe; dhé, duké thâne keshtù, i ra kokes me grushta sé é kupetoi rrézikun é math. Po si burre trim é gjakftohte qe ishté, é pérmblodhi shpéjt mendjén, ngriti duart é syt nga qiélli é nisi t’i lutéj Zotit mé keto fjale: «Ndihmò-me o Pérendie, te bâj détyren t’imé si duhét é te vdés mé ndér, dhé kij kujdès per gruan é djémet é mij, qe do te mbétén te varfere!» U-ngrit pastaj, mori timonin ne dore dhé é kethéu avullorén nga brégu mâ i aferme qe dukéj nga déti.
Ania çan détin mé nxitim te math é détaret gjithe djérse mundohén te shuajen zjarrin, po flaket jane te larta é kane peshtjéllun an’ é kânt avullorén, qe tundét sa mâ shpéjt é shkét mbi tallazét é ndrituna. Sa njéres jane mbrenda, te gjithe dridhén nga frika é shtyjen njeni tjatrin ne funt t’anies sé atjè s’arrin akoma tymi.

Vétem timoniéri s’tundéj nga vendi; rrinté aty si t’ishté i mberthyém ndonsè tymi é afsha é zjarrit po i mirrnin frymen. Ç’do mundim é détarevét per te shuar zjarrin vénté me kot; nje ére é terbuare, qe kishté zâne te frynté, é ndizté édhé mâ kéq, é perhapté é i a afroi édhè bishtit t’avullorés, aty ku ishté timoniéri trim. Dhogat zûun mé u-djégune nen kâmbe te 'tij por ai s’luanté, as duart s’i hiqté nga timoni, sé nga duart é 'tija varéj jéta é atuné qe ishin mbrenda n’avulloré. Po, ja, nisi te dukéj brégu, é atà, qe ndodhéshin buzes se détit, kur paan anien qe po digjéj, zuun t’i bânin shenjé qe te qaséj aty. Timoniéri é mori vésh sé ç’i thoshnin dhé é kethéu avullorrén per atjè, pa u-tundun nga vendi ndonsè kâmbet po i digjéshin. Po, ték po iknin mé nxitîm, u-ndegjua nje krrrr… krrrr… dhé ania u-poq per dhé é mbéti mbi râne.
Te gjithe shpetuan, é shpetoi édhè timoniéri, qe bâni detyren é 'tij gjér ne funt. Po si shpetoi!.. Rrobat é ‘tija te perveluamé i binin nga trupi cop’ é cope, é kâmbet i kishté te perzhituna. Pérendies i érdhi kéq per femijen é 'tij, é i dha fuqie per te shpetuar te tjéret édhè véhtén. Ndenji i ziu disa kohe ne shtrat sa i u-shendoshen kâmbet, pastaj zuni punen perseri nde nje avulloré tjatre; po ç’atehéré te gjithe é ndéronin dhé é quanin: détari trîm.
Trimi i mire dukét ne dite, te zéze.
Luigj Gurakuqi