Léna ishté nje vasheze tétevjéçaré dhé vénté nga dita ne shkolle. Shkolla, ku vénté ajô, s’ishté né katunt te 'saj po nde nje fshat tjater atjè afer; n’ate fshat rrinté édhè é émtia é 'saj, é motra s’âmes. Perandaj Léna é vogle, qe te mos lodhéj shum hanté buke per dréke ne shtepie te s’émtés dhé mbrâmjé kethénéj me shtepie te véte; po, kur bânté mot i lik, mbétéj édhè naten ték é émtja.
Nje dite te shtune ne mést te dimenit u-ngrit ne mengjès é shkoi ne shkolle. Pas dréké donté te kethéhéj ne shtepie, po koha ishté fort é vrânte, dhé é émtia s’é linté mé dale; Léna s’é ndegjoi é mori udhen é shkoi. Koha prishéj mâ téper é pas nje çiké zuni édhè nje bore kaqe é dendune sa nuke dallohéj njériu perpara syvét; fusha u-shtrua é u-mbulua me nje hére, é Léna humbi udhen é u-arratis ndeper ara é s’dinté mâ te kethéhéj ne shtepie.
É âma é Lénes, duke pamun kohen é kéqé thoshté mé véhté sé é motra nuke do t’i a linté vajzen mé dale nga shtepia; é ashtù u-mendua édhè i ati kur u-kethyé mbrâmjé nga puna é nuke gjéti vajzen ne shtepie. Ate nate fjéten pra pa kujdês. Te nésrmén ishté é diélle, é mâma é Lénes u-ngrit per te shkuar ték é motra qe t’i shpiénté Lénes téshat é lamé per t’u-ndrruare; po, kur mori vésh sé nuke é kishté çupen atyj, u-bâ si é çmendune, é, pa thâne tjater, u-hoth jashte é u-kethyé mé vrap ne shtepie. I rreféu te shoqit rrézikun qe u kishté râne mbi kryé, é é muar é duallen fushes te kerkonin vajzen. U-bashkuan mé 'ta édhê te gjithe njérezit é katundin, po rrahen kâmbet me kot téposhte é perpjéte, hapen udhen é larguan boren mé lopata, po vajza nuke dukéj gjakundi. Hélmi é hidhenimi i s’âmes é t’i atit nuke munt te rrefénéshin mé goje; qanin te mjéret é i lutéshin Pérendies qe t’u gjendéj vajza.
Afer drékes, kur te gjithe ishin te lodhune é te keputune, i ati fatziu dolli édhé nje hére mé nje shok tjater é muar fushen duké kerkuar çupen. Atjè ték po shkonin, miku i 'tij pau nje shamie te kuqé majé nje brégu, é, duké pshéretitun, therriti: «Ah! i varferi! Atjê mâ lark shoh nje koke te vogle te lyémé mé gjak; do te jéte koka é Lénes se shkréte; mbasè naten é ka shqyém ndonje bishe!..»
Fatziu i ati, kur ndegjoi keto fjale, u-droth i gjith; i u-ngjéth mishi i trupit, i u-ngriten lésherat perpjéte. U-hodhen mé vrap mbi brék, po, mé çudie te madhé, paan sé nuke qé koke njériu po shamia é kuqé qe é âma i kishté lidhun Lénes ne koke. Duké u-dridhun, hoqen shamien nga bora é gjéten nen 'tê Lénen è u-nisen per ne shtepie; Léna dukéj é gjalle, bora e kishté mbuluare é mbajtune ngrohte.
É âma kur pau vajzen é dashune, i u-fal ndéres Zotit qe ia shpetoi; é vûun pastaj ne shtrat, é ferkuan mire, é ngrohen é é sollen prape ne véhté.
Vajza, si i érdhi fryma é u-shloth pakez, nisi t’u rrefénté sé si ngjau puna; por é âma i préu fjalen ne goje é i tha: «Bâné shum kéq qe nuke ndegjové fjalen é s’at émté, psé vétem per nje çike shpetové nga vdékja: munt te merdhinjé ne bore a munt te hanin bishet é égra. Na çmendé né é te gjithe katundin! Tjatre hére kurre mâ te mos é bânsh kete pune, po te ndegjonsh te medhânjt; psé ai qe s’ndegjôn, é punôn pas kokes se véte, pesòn ketô é mâ te liga sé ketô!»
Ndegjoni é ndéroni perindet é mâ te medhânjt, po te duani te rroni gjate é fatbardhe ne kete jéte.
Luigj Gurakuqi