Kédhi dhé ujku

Nje kéth i vogel u-largua nga tufa é dhenavét é u-arratis vétem fushes. Nje ujk é ndegjoi kédhin ték po blégerinté, i u-afrua dhé é zuni per qafé é po bânéj gati t’a shqyénté. Kédhi i mjére é pau véhtén te humbun é nuke kish faré shprése te shpetonté. Bagetia ishin lark, bariu s’dinté sé ku t’a kerkonté, qenjt s’é shihnin ujkun as nuke munt t’i ndegjonin dot éren per se largu. Po n’ate deshperim te math, kédhit i érdhi nje méjtim i mire é nisi pra t’i thoshté ujkut:

«Nashti une jam sé jam domosdô i humbun; é ti do te me hash pa meshire; nuke me len nje çike te bréth é te defrénj pa te me hash pastaj te gezuar? Bésonj sé do te jéte mâ mire per ty; mishi i im pas defrimit do te jéte mâ i shijéshem é mâ i âmbel! Deshironj shum te los nje çike vallé, perandaj ti fershellè é une do te kercénj.»

Ujku, i cili ishté shigur sé kédhi nuke do te munt t’i shpetonté dot nga thonjt, u-mendua sé mé te vertéte mishi i 'tij do t’i dukéj mâ i ambel po t’a hanté te gezuar; ashtù pra zuni te fershellénté é kédhi mori nje vallé pas fershellimes s’ujkut. Po qenjt é ndegjuan zânin é ujkut, kercyén pas fershellimes se 'tij é érdhen é gjéten. I u-turren qe t’a zinin, por ujku mé te shpéjte la fershellimen, vallen é kédhin é iku mé dhâmbe thate me te katerta. Qenjt é ndoqen ca, po pastaj é laan te shkonté é u-kethyén mé kédhin té kopéja é dhenevét.

Ujku si mbéti vétem ne pyll é s’kish mâ frike nga qenjt, mendonéj per te ligen qe i ngjau é thoshté véhté mé véhté: «Mire é pesova!.. Ç’me lipséj mua kânga, ç’me duhéj mua vallja? Une jam ujk, s’jam kendès qe te kendonj. Gjith kush lé te véshtronje punen é 'tij, sé ai, qe len punen é véte é mérrét mé te tjéra, prishét é pesòn dam kurdohére si une qe humba kédhin nga goja é per nje çike po me shqyénin édhè qent!»

Pjesa e radhës
Majmuni dhé péshkatoret

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB