Dy miq te végjele

Ishin dy djéme te végjele, qe vinin ne shkolle, é kishin nje verse; shtepiet i kishin fort afer dhé atà çe ne végjelie u-rriten bashke. Losnin bashke, vinin bashke ne shkolle, mesimét i kendonin s’bashkut; gjithe diten ishin bashke é ndahéshin vétem kur flinin. Kaqe é donin njeni tjatrin sa édhè koken munt t’a vinin ne rrézik per shoqi-shoqin.

Nje dite duallem jashte fshatit mé mesonjesin; na te gjithe vénim perpara, vétem atà te dy mbéten prapa. Na u-ngjitem majé nje kodré, atà mbéten poshte ne fushe. Njeni pastaj hipi nde nje drû te nalte, kur qé nje qen i u-dérth mé rrembim te math shokut tjater qe kishté mbétun perposhe. Ky i mjéri mpréhi kâmbet é u-vû ne t’ikun duké uleritun; po tjatri, kur pau shokun ne rrézik, sdrypi mé vrap nga druni, mori disa gure é i a verviti qenit, qe po msynté mikun é tij; é kaqe é trembi sa qe qeni vuni bishtin nder shale é u-largua.

Nga maja é kodres na i véshtronim te gjitha ketò, dhé zûum te sbrisnim duké perplasun duart é duké lavdumun mikun é mire, qe sdrypi nga druni é vuni véhtén ne rrézik per te shpetuar shokun, é keshtù é trégoi mé te vertéte dashunien é miqesien é 'tij. Te mos kîshté qene mik i mire é i dashun, do te rrinté ne majé te drunit é tjatrin do t’a shqyénté qeni; por ai nuke u-durua é sbriti é é shpetoi. Kejo âsht miqesie é vertéte, keshtû lypsét te rreféhén é te trègohén miqt, jo vétem ne te mira, por édhè, é mâ téper, ne te liga.

Édhè ju, o çuna, kurre mos harroni t’i bâni mire mikut é t’a nxiérni nga rréziku.

Pjesa e radhës
Mirebânesja

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB