Duké écun fushes nje dite mé mesonjésin, paam nje plak, qe po pristé dége shélgu. Ju-afruam dhé é pyétem: ç’punon aty? —Bânj shporta, na tha, mé dége shélgu. —Shum mire bân, i tha mesonjesi, sé ai qe s’punon, mbétet pa buke é vdés pa ndér!
Pastaj mori nje dége shélgu é na tha: a é thyéni dot? —Na qéshem, dhé nje nga nxânesit é mori dhé é théu mé dy gishtat é dores. Pastaj mesonjesi mori shume dége, i lidhi démét dhé na i dha duké thâne: Kush munt t’a thyénje tani kete démét? É muarem é u-provuam te gjithe mé radhe, por asnjeni s’é thyénté dot. Atehéré plaku na tha: É kupetuat tani sé sa te forte do te jini ne qofte sé do te rrini bashke te pandare, é sa te dobte ne qofte sé do te ndahéni? Vllézerit, miqt, djémet é shkolles é te gjithe atdhétaret, kur duan njeni tjatrin é jane te bashkuare atehéré jane te forte dhé s’i thyén dot anmiku; po kur te hyjen nde mést te 'tyné zihjét, zêmerimét, nakari, é te ndahén é te hiqén njeni nga tjatri, atehéré thyhén é mundén léhtesisht si déga é vétmé qe u-thyé mé dy gishtat é dores. Bashkimi siéll fuqien, thoshnin te vjéterit; mé bashkim é mé dashunie shtohémi é forconémi; ndarja é nakari na mposhtin é na humbasin. Perandaj duhét çe ne végjelie t’i sgjédhim miqt t’ane é te lidhémi mire mé 'ta qe mos te ndahémi kurre.
Mesonjesi qe kishté zakon t’u ndihté punetorevét, duké u-kethyér, porositi mjéshtrin t’i siéllté dye shporta ne shtepie é i a pagoi shum mire
Luigj Gurakuqi