Dye brétkosa rronin nde nje kenéte, po pas ca kohé, érdhi gushti é kenéta u-tha. Ahéré brétkosat, qe te mos vdisnin, iken andèj te kerkonin tjater vent ku te rronin. Si u-sollen mjaft, me se fundi arrijten té nje pus i thélle. «Ketù jémi mire, tha njena nga 'to; te sbrésim ne puth, sé ka mjaft uje, é do te rrojem si na don zêmera!»—Ah jo! u-pergjèq tjatra; s’âsht pune é urte te sbrésim kaqe thélle, sé, ne qofte sé thahét édhè pusi, si u-tha kenéta, atehéré qysh do te dalim jashte?—
Perralla na trégòn qe te mendohémi mire perpara, pastaj te nisim punen.
Luigj Gurakuqi