Luâni é dhélpena

Luâni, mbréti i shtâzevét, u-plak é s’mundéj mâ te dilté malévét é fushavét per gjah; zuni pra te genjénté shtâzet é tjéra é ashtû te rronté mé te rrema. Hyni nde nje shpélle, u-shtrî dhé bânté sikur ishtê i semune.

Te gjitha shtâzet é pyllit, kur ndegjuan sé luâni, mbréti i 'tyné, ishté i semune, nisin te vénin é t’a shihnin si ishté. Pa, kur i qaséshin té shpêlla é hynin mbrenda qe t’i pyétnin shendétin, luâni i rrembénté nje nga nje dhé i hanté; é ashtù ushqéhéj pa u-munduar faré.

Nje dite vajté édhè dhélpena t’a shihté luânin, por ajô nuke i u-qas mbrenda ne shpélle si shtâzet é tjéra, por nga jashti per se largu é pyéti sé si é kishté shendétin. Luâni u-çudit dhé i tha dhélpenes: «Psé rrin lark è s’hyn mbrenda?» Dhélpena i u-pergjéq: «Shoh shume gjurme shtâzesh qe kane hyme mbrenda, po nuke po shoh asnje te kéte dale!»

Pjesa e radhës
Bora

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB