Te du s’mjafton me t’thân, me t’çfaq dashtniën,
Qi un e kam aq t’gjall, o zêmra e ime,
Kur n’ty un lidhun kam të gjith gjallniën
N’nji jet fatbardh e t’mbushun plot shpresime.
Kur t’tham te du më gjan q’asgjâ s’t’kam thân,
Se sa e madhe âsht ner ne dashtnia!
Tuj t’thân të du kjo zêmra e ême fshân
Nji t’dridhun m’i pershkon gjymtyrt e mia.
Të du e shi n’at ças qi m’ke n’kujtim
E mu plot shpres e mall rrin tuj m’dishrumun,
E lott prej sysh të dalin si nji shfrim,
Ather n’at mall më ke dhe mu t’shoqnumun.
Të du m’nji mndyr, qi s’di m’e shkru!
Sot zêmrat t’ona t’bâme nji me t’ndîme.
Nuk munden ziarmin e dashtniës m’e shu
E n’mall të shoqishoqes jan t’pa ngîme.
Të du!- Oh, shpirt!- Nuk gjêj nji fjal n’vjershsië
Me t’çfaq ket zjarm, qi vlon në zêmren t’ime,
E vetem zêmra e yte ndez n’dashtnië.
M’kupton të gjith se ça un kam n’kujtime.
Hil Mosi