Dashtnië mergimtare

O shpirt te ti mu m’ik kujtimi,
Ç’do ças nji fshâm e thell t’dishron
E ty me mall i em shikimi
Me lot perher, aj ty t’kerkon.

Shpesh her ner çase mâ të vshtira,
Nji tym mêndimin kur m’zhgjelloj
Un ty, o shpirt me fshâm të thira,
Kujtim’ i yt ç’do helm m’qetsoj.

Dhe ktu n’ket vênt të vshtir t’mergimit
Me zell e zjarm mâ t’math të du…
E lotët t’u të dashunimit
Ngushllim e mall sot jan per mu!

E di, o shpirt, se ti n’kujtime
Me mall të math ç’do ças më ke,
Se shpesh un ty ner sa vegime
Të pash tuj dnes me ftyr per dhe! —

Por ti ner psîme je ushtrue,
Tuj kja më lotët e dashtniës…
Kqyr ardhjen t’on n’të tuj shpresue
N’nji dit t’shkelxyshme t’fatbardhsiës!

Sa do i math âsht sot helmimi,
Në Perendiën të kesh besim,
Se fort i shpejt do t’jet lirimi
E t’gjith ky helm do t’shndrrohet n’gzim!

Pjesa e radhës
Dashtnië e vertetë