Dashtnië e vertetë

Në kjoft se ti sot don nji tjeter,
Pa faj un ishe edhe jam,
Se si dashtnor i yt i vjeter,
Si t’kishe, prap në zêmër t’kam.

Dashtnia âsht ka ndonji hera
E rrept, kaq sa ajo shpejt t’tret,
E ndron njashtu sikur ndrron era,
Në gji ç’do zêmrës tuj të pshtet.

Por prap gjithkunt s’âsht nji dashtnia,
Ndryshime t’mdhaja n’vehte ka;
Mêndoj këto pak fjal të mia,
Si t’a provosh, ti ke m’e pa!

Pjesa e radhës
Kushtim