Zilië

Lulo Malësorit.

Kje dhe ti nji her n’dyshime,
Tuj dishru at fatbardhsië;
Sot i mbushun je n’defrime,
Un po vuj e t’kam zilië.

Kje dhe ti nji her n’rrênkime,
Qi ç’do zêmër ka n’djelmni;
T’gjith i shkove pa mundime
Për veç un… ah, un s’e di —

Ti me t’dashtnen pa kujtime
Shkon nji koh plot âmbëlsië;
Ah, mos pvet për zemrën t’ime!
Asht kaq keq, sa dh’un s’e di —

Pjesa e radhës
Valle darsmore