Ndî nji valle t’qet darsmore
Kah po kndojn, e n’mu me mall,
T’gjith’ kujtimet dashtunore
N’zêmer shkojn m’nji tuj u njall.
Un, tuj ndî at valle t’dashtun,
Rri, ndigjoj me plot mallim,
Si gëzushëm, si tuj drashtun,
Thâm: Ah, kur vjen redi i im!
Si mbaron vallja darsmore,
Prap kjo zêmer nis e gzon,
Se e di qi moj dashtnore
Me gjith mish e shpirt më don!
Nonse na nuk jem t’martumun,
Thâm: S’ka gjâ na le t’gëzojm!
S’kem nevoj me na vallzumun
Kur na vallen vet e kndojm!
Hil Mosi